Rama po kërkon ta lodhë protestën me propagandë

E mërkurë, 24 July 2019 14:08

Nga Ilir Nikolla

Gjithë ditën kam dëgjuar sot nga disa zëdhënës të propagandës qeveritare se prova e rezistencës tek Teatri Kombëtar tregoi se Edi Rama do t’ja dalë, pasi ai s’ka asnjë nxitim, e se në mos sot, nesër policia do ta marrë nën kontroll situatën, do ta shembë godinën dhe do t’ja japë truallin për ndërtim kompanisë “Fusha”. Me të njëjtën logjikë, ata parathonë edhe fundin e rezistencës tek Unaza e Re, sepse protestuesit nuk mund të rrinë gjithë kohën në gatishmëri.

Këtij berihaji i kalëruan me një kënaqësi të ligë edhe Edi Rama, edhe Erion Veliaj. Bile ky i fundit nuk ngurroi të përmendë të pabërat që ka konsumuar në kundërshtim me ligjin, si në prishjen e stadiumit kombëtar, si në aferën e Sheshit “Skëndërbej”, ashtu edhe në Bulevardin e Ri, si fitore që janë pjellë nga e njëjta strategji.

Taktika është e qartë: shkurajimi i rezistencës, si një protestë e pafat dhe e pashpresë.

Refreni përmblidhet në fjalinë: “protestuesit, si tek Teatri, si tek Unaza, nuk mund të rrinë gjithë kohën në gatishmëri. Rama me policinë e tij herët a vonë do t’ja dalë”.

Ta trajtosh qytetarin, protestuesin, si një palë i cili duhet mposhtur pas krahëve, natën, me gaz lotsjellës apo gjithsesi me dhunë policore është karakteristika kryesore e një regjimi totalitar. Vetëm diktaturat e trajtojnë qytetarin kundërshtues si armik që duhet survejuar, kapur në befasi apo edhe mposhtur e ndëshkuar, kur bëhet shumë i bezdisshëm.

Atyre që kanë rënë pre e kësaj propagande disfatiste, unë sot kujtoj vetëm dëshminë e Edmond Budinës, i cili tha se po bënte detyrën e vet, siç e kishte bërë edhe në Lëvizjen e ’90-s. Edhe atëhere sampistët ngjanin si të pathyeshëm, makineria e Sigurimit si e pagabueshme dhe industria shqiptare në shëndet të plotë.

Por brenda pak kohësh, lakrorit i dolën petët dhe Edmond Budina dhe të tjerët që kishin dalë në sheshe e mposhtën regjimin. Mbi sipërfaqe doli uria dhe marria e regjimit në të njëjtën kohë.

Edhe tani, s’ka asnjë vend për disfatizëm. Protestuesit nuk janë duke luajtur kukafshehti me policinë, është Edi Rama që po vjedh fshehurazi Shqipërinë. Historia na mëson se hajdutët s’e kanë asnjëherë të gjatë, jo më xhahilët që vjedhin në publik, si ky soji që na ka rënë ne për pjesë. Protestuesit do e fitojnë ballas betejën, edhe me verën kundër, edhe me lodhjen kundër. Edmond Budina ishte dëshmitar i lajmit të mirë se shqiptarët janë në të drejtën e tyre. Përpara se protestuesit të lodhen, jam i bindur se do lodhen policët me një shef që ka humbur arsyen dhe po urdhëron verbtaz

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...