Policia tërhiqet nga Teatri, Budina: Nëse luftoni, ata do tërhiqen!

E mërkurë, 24 July 2019 22:12

Forcat e policisë që kishin rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar janë tërhequr.

“Kjo është një fitore e demokracisë që tregon se nëse luftoni ata do tërhiqen. Këmbëngulni për të drejtat tuaja se ata do tërhiqen”, tha regjisori dhe producenti Robert Budina, pas tërheqjes së policisë.

Prezenca e policisë në ambientet e Teatrit Kombëtar është shënuar që prej mëngjesit të sotëm. Disa herë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Këta të fundit u vendosën përreth godinës së Teatrit, ndërkohë që protestuesit tentuan disa herë të çajnë kordonët policore.

Opozita ka shprehur mbështetje për Artistët. Ish-deputetë të opozitës kanë qenë pjesë e protestuesve që janë vendosur te Teatrit Kombëtar. Edhe Presidenti Ilir Meta ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Më herët gjatë ditës së sotme, Meta dorëzoi sot pranë gjykatës Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, edhe pse Gjykata Kushtetuese është tërësisht jashtë funksionit të saj dhe prej 16-muajsh.
Ditët e fundit, protesta e artistëve kanë qenë të zgjatuara, madje ata kanë qëndruar edhe natën pranë Teatrit, pasi nga ana e autoriteteve nisi zbrazja e godinës. Lëvizja erdhi disa muaj pasi mazhoranca miratoi në Kuvend ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...