Takimi me Lulzim Bashën/ Robert Budina: Ja çfarë përmban marrëveshja me opozitën

E Enjte, 25 July 2019 10:41

Në orën 11 të ditës së sotme pritet që kreu i opozitës Lulzim Basha do të firmosë një marrëveshje me artistët dhe aktivistët të cilët prej një viti e gjysmë protestojnë kundër shembjes së Teatrit.

Robert Budina tha se nëse vjen policia, kemi të bëjmë me diçka politike, dhe ka rdhur momenti sipas tij për një lëvizje politike.

 “Kostot politike do të jenë të mëdha, ju e keni parë që na kanë futur duart në fyt, kanë sulmuar njerëzit. Jemi një hap larg diktaturës dhe nëse mposht artistët nuk do ta ketë aspak të vështirë të merret me këdo tjetër”.

Budina u pyet nga Fax Neës se pse ka një tërheqje të Policisë.

“Që të vijë policia duhet të ndodh diçka, pra që të vijnë punëtorët. Ju e patë se sa u bëmë dje, por ne mund të bëhemi nesër edhe 20 mijë veta. Ministria e Brendshme del në mbrojtje të krimit, por populli mund të mos përmbahet më. Prandaj them se ka ardhur koha për një marrëveshje politike, që kryeministri të marr vendimin për mosprishjen e Teatrit”.

Çfarë përmban marrëveshja që pritet të nënshkruhet ditën e sotme me Bashën?

“Bëhet fjalë për Teatrin dhe mbrojtjen e demokracisë. Është propozuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sepse brenda nesh ka juristë dhe PD ka pasur propozimet e veta si dhe ka rënë dakort. Ne bëmë detyrat e shtëpisë dhe këto detyra duhet të kalojnë përmes një lëvizjeje politike aktive që të mos ngelet vetëm në letër por të praktikohen dhe të na kthehet liria”.

Për sa kohë do ta vazhdoni rezistencën tuaj?

“Në fakt, pse nuk shkoni të pyesni kryeministrin? Nëse ai është i paepur për ta vijuar këtë betejë, ne do ti përgjigjemi. Nëse ai vendos të reflektojë dhe ta ndalojë këtë gjë, ndryshon puna. Ai po shkatërron edhe njerëzit që ka pranë, dhe këta njerëz duhet të bëhen të përgjegjshëm dhe të largohen sa më parë nga një politikë e papërgjegjshme”, tha Budina.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...