Pas rreth 90 minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar për median se ka dhënë gjithë informacionin e plotë lidhur me cëshjet për të cilën u thirr për të dëshmuar para prokuroreve belge per çeshtjen “Toyota Yaris”.
Pa dhënë asnjë detaj rreth asaj që kishte dëshmuar para prokurorëve, Basha ka thënë se “dëshmia mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare.
“Sic e kuptuat, dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave të drejtësisë shqiptare. Dhashë informacion të plotë mbi cështjen duke i qëndruar asaj që i kam bërë publike, edhe më shumë se ajo që kam thënë në publik”- tha Basha.
Ne deklaraten e tij para mediave, Basha tha:
“Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë. Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit. Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash”.
Ai ka leshuar akuza konkrete per Ramen, teksa e ka cilesuar nje hajdut psiqik.
“Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd. Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi. Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë.
Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”- tha Basha.