Rama në sulm për të mbrojtur vjedhjet

E Enjte, 25 July 2019 13:25

Ne kemi një Kryeministër i cili tashmë është shumë i qartë. Fundin e ka të afërt dhe duhet të bëjë gjithçka vetëm për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe mega aferat e tij skandaloze.

Të njëjtën gjë është duke bërë këto ditë edhe me dy prej aferave më të frikshme që janë bërë ndonjëherë në historinë e botës demokratike: Atë te Unaza e Re dhe te Teatri Kombëtar.

Sa i përket çështjes së Unazës, hakmarrja politike e policisë e urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj vjen pasi ata nuk mund ta tolerojnë rezistencën heroike të banorëve të Unazës, rezistencë e denjë për të hyrë në histori. Policia edhe gjatë gjithë ditës së sotme vendosi të bënte arrestimet.  Nga ana tjetër, banorët shprehen të vendosur të rezistojnë deri në fund dhe të mbrojnë me jetët e tyre banesat që kërkohen të prishen.

Kjo historia e Teatrit Kombëtar dhe abuzimit konstant që është bërë më të nga Rama, herë si ministër i Kulturës, herë si kryetar bashkie dhe tanimë si kryeministër, dhe Veliaj, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, është shumë e gjatë dhe e neveritshme. E neveritshme në drejtim se si dy njerëz arrijnë deri aty sa nuk kanë as respektin me minimal të historisë dhe kulturës së qytetit dhe kombit të tyre, por të babëzitur duan të rrjepin çdo qindarkë. Çdo veprim i këtyre të dyve i mbart të gjitha pikëpyetjet dhe mashtrimet që i lanë vendin njëra- tjetrës. I vetmi shqetësim i tyre është se si ta uzurpojnë dhe ta zaptojnë këtë pasuri publike për të ndërtuar në atë zonë, e cila të jep fitime marramendëse. Rama dhe Veliaj ecin bashkë dhe në sinkron në çdo gjë. Në filozofinë e tyre të të vjedhurit, në filozofinë e tyre të shkatërrimit të vendit. Teatri Kombëtar për ta është thjesht një histori vjedhjeje dhe asgjë më shumë. Për ne si komb duhet të jetë një moment për të mos e shndërruar në një histori, me të cilën brezat do të turpërohen.

Rama vërsul policinë mbi qytetarët e thjeshtë dhe artistët, heronjtë e kulturës së kombit, pas asnjë skrupull, vetëm e vetëm sepse frika i ka tejkaluar çdo logjikë. Rama është në hall dhe çdo veprim kohëve të fundit të tij e tregon më së miri këtë. REDAKSIONALE

Login to post comments