Dega e PD Mirditë del me 6 argumente kundër “kuçedrave” të burimeve ujore!

E Enjte, 25 July 2019 16:30

Nga Mark Ruci

Vendimet e qeverisjes se korruptuar Rama , te mbeshtetura nga vendimet e papergjegjshme te Bashkise Mirdite , per ndërtime H/C-esh , ne shumicen e burimeve ujore te Mirdites , kryesisht ne SELITE , Kacinar dhe FAN , jane kundershtuar ashper nga banoret e tyre , shoqeria civile , intelektuale dhe personalitete te spikatur , per llogjiken dhe peshen e fjales tyre ne opinionin publik , donatore, qe perpiqen te fokusohen ne Mirdite , tek zhvillimi turizmit , por dhe nga emigrantet sic tregojne zhvillimet e fundit ne Kacinar .
Nje situate e tille kundershtish dhe protestash te njepasnjeshme , kane ndodhur pasi strukturat qendrore dhe lokale , nuk kane organizuar takimet me komunitetet perkatese , per ndikimin ne mjedis nga ndertimi i H/C-ve , ku dhe shprehet dakortesia apo jo e banoreve te zones !
Gjithashtu nje ndikim te rendesishem ne kete situate ka dhe mungesa e zbatimit te strategjive te hartuara nga vete Bashkia Mirdite , vitet e fundit , ku TURIZMI MALOR , mbetet prioriteti kryesor , te cilin pak ose aspak e kane mbeshtetur , por thjesht shpresojne , se projekti i 100 fshatrave , qe ka dy vite qe lancohet ne menyre propagandistike , do jete zgjidhja magjike !!!
Ne nje situate te tille , Dega e PD Mirdite , nuk ka qene indiferente , perkundrazi eshte rrjeshtuar me shqetesimet e banoreve te prekur , nga keto vendime korruptive .
Se pari
Eshte kundershtuar cdo projekt -vendim , nga keshilltaret e PD dhe opozites , sic eshte rasti per projekt- vendimin e sjelle ne tre mbledhje radhazi te keshillit bashkiak , qe mbeshteste ndertimin e H/C-ve Munella 1 dhe Munella 2 , ne nje kohe qe ne nje periudhe kohore te shkurter Bashkia Mirdite , kishte derguar propozime qe Munella te shpallej zone e mbrojtur ?!!!
Se dyti
Kontaktet me nje pjese te organizatoreve te protestave dhe te shoqerise civile , kane qene te vazhdueshme , per kundershtimin e ndertimit H/C-ve , te cilet kane marre garanci , se PD Mirdite aktualisht dhe ne te ardhmen :
• Do te jete ne sintoni te plote me banoret e zones, qe kundershtojne ndertimin e H/C-ve dhe do mbeshtetim cdo inisiative ligjore te tyre, per pezullimin e lejeve .
• Nuk do te kete asnje vendim , qe del nga institucionet , qe do drejtojne PD ne qender apo baze , per ndertim H/C-esh , pasi gjykojme se Mirdita eshte goditur rende nga “ kulcedrat “ e gllaberimit te burimeve ujore , duke vene seriozisht ne pikepyetje ekzistencen dhe te ardhmen e saj , drejt zhvillimit te qendrueshem ekonomik lokal .
• Brenda muajit Shtator 2019 , do te ngrihet , nje grup pune me juriste dhe specialiste te kadastres dhe energjise , per te studiuar me themel , ceshtjen e pronesise tokes , ne bashkpunim dhe ne mirekuptim , me banoret autoktone te Qafmolles dhe te rekomandoje institucioneve , zgjidhjen e kompensimit te tyre me vlere te plote apo atakimet ne gjykatat nderkombetare te ketyre padrejtesive .
Se treti , anetaresia deges se PD Mirdite , ka qene e involvuar ne organizimin dhe pjesmarrjen ne protestat e organizuara ne Rreshen , Selite , Kacinar dhe Tirane , ashtu sic mund te kete raste te firmosjes nga individe te vecante , ne rrethana te panjohura aktualisht nga ana jone dhe kurrsesi nuk perben qendrim zyrtar te deges se PD Mirdite .
Pavaresisht ketyre rasteve individuale , dega e PD Mirdite , kerkon ndjese publike per shqetsimin , qe iu eshte shkaktuar banoreve te zonave respektive , duke u angazhuar per nje sensibilizim me efektiv te strukturave te saj , per njohjen e vendimeve qe kane te bejne me te ardhmen e zhvillimit te Mirdites !

Se katerti , kryesia e deges PD Mirdite , ka qene prezente ne cdo proteste te zhvilluar ne Rreshen , nga banoret e saj , pjese e firmosjes se kerkesave kundershtuese ndaj institucioneve shteterore e lokale , por asnjehere per te tejkaluar limitet e percaktuar nga organizatoret e tyre ( lehtesisht e verifikueshme nga kronikat televizive te protestave dhe fotot ilustruese ) .
Se pesti ,
Kemi qene pjese e rendesishme e pasqyrimit ne media e rrjetet sociale te ngjarjeve , te protestave , ku dhuna shteterore shfaqej ndaj banoreve te Selites , me protagoniste drejtues bashkiak dhe here pas here , ju rikujtojme atyre se mashtrimet e ministres Balluku , ish- ministres Nikolla si dhe kryetarit te Bashkise Mirdite , Ndrec Deda , per anullimin e lejeve per ndertimin e H/ C-ve ne Selite vazhdojne , pasi ato nuk jane kthyer ne vendime qeverie dhe po shkaterrojne ekosistemin dhe mjedisin e mahnitshem natyror te saj !
Gjithashtu cdo individ , qe eshte konsultuar zyrtarisht apo ne menyre informale, per aty , ku ata mendojne se cenohen nga ndertimi i H/C-ve , nga ana e zyrtareve te kryesise PD Mirdite , ka marre keshillat , qe te mos joshen nga nje rroge e perkohshme apo rregullimi i nje rruge , por te shikojne te ardhmen e tyre, ne zhvillimin e zonave tyre kah turizmit , pasi kjo tendence , ka te beje realisht me ekzistencen dhe te ardhmen e MIRDITES !
Se gjashti ,
Jemi ne komunikime intensive dhe me banoret e Fanit , per te institucionalizuar kundershtite , per ndertimin e nje H/C-i , ku dhe ata kane sprapsur kompanine investitore per fillimin e punimeve .
Dega e PD Mirdite ben kete sqarim publik , jo per t’ju kundervene miqve tane apo individeve te tjere , me te cilet ndajme shpesh opinione te perbashketa per problemet lokale ashtu sic kemi dhe kendveshtrime ndryshe , por per pohuar disa te verteta te punes sone ne raport me interesin qytetar te banoreve te Mirdites , i ligjshem dhe ne kohen e duhur .
Pavaresisht propagandes se shfrenuar te makinerise shteterore , nuk mund te barazohen , AUTORET E VERTETE , te miratimit te ketyre vendimeve korruptive , MINISTRAT GJIKNURI apo BALLUKU , ish - MINISTRIA NIKOLLI dhe kryebashkiaku i dale nga votimet moniste te 30 Qershorit NDREC DEDA , ME DISA INDIVIDE , qofshin keto anetare te PD qe kane firmosur ne rrethana te panjohura nga ana jone .
-Natyrisht, qe me qendrimet tona , kurrsesi nuk duam te demtojme kompanite investitore, qe jane te drejten e tyre te ligjshme , te te berit biznes ne fushen e energjitikes, por ju rikujtojme se konsultimet e ndikimit ne mjedis te ketyre projekteve eshte detyrim ligjor dhe i sherben transparences me banoret e zonave respektive , por ato kurrsesi nuk duhet te bien pre e zyrtareve te korruptuar te Ministrise se Mjedisit dhe Bashkise Mirdite , te cilet pas reagimit te banoreve , natyrisht i kane lene ne “ balte “ keto kompani !
Gjithashtu , ceshtja e gllaberimit te burimeve ujore te Mirdites , ne situaten aktuale , eshte problem parimor dhe ka te beje me ekzistencen dhe te ardhmen e zhvillimit te Mirdites , per te cilen nuk mund te kemi qendrim ndryshe !!!
Qendrimi zyrtar i Deges PD Mirdite eshte i njohur publikisht , pavaresisht “ joshjeve “ apo kercenimeve te terthorta apo te drejtperdrejta te bandes mafioze ne pushtet , qe kane interesa te drejtperdrejta ne keto afera korruptive .
Ne asnje rast , asnje vendim i kryesise se deges se PD , nuk ka kaluar , as nuk do te kaloje nga tavolinat e pushtetit qendror apo lokal , por do jete produkt i shqetesimit te banoreve te Mirdites e realisht , nuk pretendojme se bejme gjithcka mire , por synojme sintoni te plote me shqetesimet e ligjshme te tyre !

Nje gje eshte e sigurte , se Dega e PD Mirdite nuk ka qene , as nuk do te jete OKSIGJENI , qe i duhet ne keto momente krize politike , pushtetit te Edver Rames apo pushtetit te korruptuar te Bashkise Mirdite dhe kryetarit te socialisteve mirditor , Ndrec Deda , por do vazhdoje pa kompromis , te jete pjese aktive e aksionit politik te opozites se bashkuar , per zgjedhje te lira e te ndershme , te parakohshme , te pergjithshme e lokale .

Login to post comments