Protesta te Teatri/ Tupe: Duhet të jemi këtu të majtë e të djathtë, qëndresa jonë është gjithëpërfshirëse

E Enjte, 25 July 2019 22:18

Protestës sot në mbrojtje para Teatrit Kombëtar i është bashkuar edhe profesori Edmond Tupja.

Në fjalën e tij, Tupe ftoi të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, t’i bashkohen protestës, sipas tij, për t’i treguar botës mbarë se qëndresa e tyre është gjithëpërfshirëse.

“I them të majtë dhe të djathtë mos të vijë këtu për të na instrumentalizuar, sepse artisti i vërtetë dhe njeriu me kulturë nuk instrumentalizohet, por të vijë këtu për t'i thënë qeverisë, kryeministrit dhe botës mbarë që qëndresa jonë është gjithëpërfshirëse. Prandaj i ftoj të gjithë dhe të gjitha që të vijnë këtu” u shpreh Edmond Tupe. 

Fjalën gjatë protestës së sotme e morën aktorë, intelektualë, gazetarë dhe politikanë të ndryshëm.

Kujtojmë se, mëngjesin e sotëm, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nënshkroi një marrëveshje me PD dhe Opozitën e Bashkuar.

Në këtë marrëveshje PD dhe kreu i saj, Lulzim Basha angazhohen që sapo të vijnë në pushtet, të anullojnë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar.

Login to post comments