Nga Orjola Pampuri
Qeveria e bandave filloi të shtetëzojë, pronën private.
Sot edhe pas qëndresës së pronareve të ligjshëm, arriti të nxjerrë nga prona e tyre pronarët e 4 bizneseve në Rrugën e Kavajës.
Çmenduria e shefit te bandave dhe qeverisë së krimit nuk paska të sosur. Çdo ditë uzurpon pronat publike, tashmë dhe ato private për interesa të saj, për të ndërtuar kulla, për të ngopur oligarkët e për të pastruar paratë.
E gjitha kjo në kurriz të qytetareve të ndershëm.
Çohuni Shqiptarë, bijtë e etërve po çojnë amanetin në vend, e nëse ne nuk reagojmë do i gjejmë papritur duke zaptuar edhe shtëpite tona.