Le Courrier des Balkans: “Shembja e Teatrit, Fusha i lidhur me një rrjet ndërkombëtar droge"

Premte, 26 July 2019 13:59

Përplasje të forta në Tiranë, në përpjekje për të ndaluar shkatërrimin e teatrit kombëtar. Regjistrohen përballje mes protetuesve që kërkojnë të pengohet shembja e godinës historike dhe forcave të policisë. Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger u bëri thirrje “të gjitha palëve” që të prisnin verdiktin e Kushtetueses.

Nga korrespondenti Katerina Sula

Në agimin e së mërkurës së 24 korrikut, qindra policë rrethuan Teatrin Kombëtar, me synimin për të garantuar punimet e shembjes së godinës. Përballë tyre u rreshtuan militantë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët, edhe me mbështetjen e përfaqësuesve të opozitës e penguan ngritjen e kantierit për fillimin e punimeve. Si pasojë e përplasjeve të dhunshme, pati shumë të lënduar, por në përfundim të ditës, policia u detyrua të tërhiqej.
Prej shkurtit të 2018-s, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë dhe artistë janë mobilizuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, i konsideruar si një nga lulet e ndritshme të pasurisë historike e kulturore të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të dy të Partisë Socialiste, këmbëngulin se do të vijojnë me projektin, duke deklamuar se nuk do të tërhiqen përballë një “minoriteti” kundërshtarësh.
Nëse punimet do të nisin me të vërtetë, Fusha sh.p.k, firma që ka fituar kontratën PPP të Teatrit, do të merrte një truall publik, përfitimi prej të cilit llogaritet në 150 milionë euro, kurse në këmbim, ndërtimi i Teatrit të ri llogaritet të kushtojë vetëm 30 milionë euro.
Për ta legjitimuar këtë projekt, qeveria e Edi Ramës zgjodhi mënyrën e miratimit të një Ligji Special, i cili bie ndesh me shume nene të kushtetutës. Presidenti Ilir Meta e ka kontestuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por tashmë prej një viti, kjo gjykatë nuk është më në funksionim. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger, në vizitë dje në Tiranë, u kërkoi të dyja palëve që të mos vepronin, por të prisnin verdiktin që do të merrte Gjykata.
Skandali i Teatrit Kombëtar nuk është thjesht një konflikt lokal. Ai është shndërruar në një skandal madhor, që simbolizon krizën aktuale politike në vend. Shefi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh të mërkurën se kantieri që kërkohej të ngrihej s’ishte gjë tjetër veçse një aferë e pastrimit të parave. Në fakt, firma Fusha sh.p.k i përket një familjeje të lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, celulat e të cilit u çmontuan nga policia në Spanjë, në vitin 2018.

albn.JPG

Modifikuar më Premte, 26 July 2019 14:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...