Një qytetar ka denoncuar zaptimin e bregdetit të Spillesë nga administratori i njësisë administrative Gosë.
Sipas denoncuesit, Hajrulla Kalo, që është emëruar në pushtet nga koalicioni PDIU-PS, e ka rrethuar rreth 1 kilometër bregdet në zonën e Vilë-Bashtovës.
‘Shfrytezon pushtetin per te zaptuar bregdetin e Spillese!
Pershendetje Doktorr !
Dua tju informoj per zaptimin e rreth 1km vije bregdetare ne Vile-Bashtove , njesia administrative Gose, bashkia Rrogozhine, nga administratori i njesise administrative Gose Z.Hajrulla Kalo . I ardhur ne pushtet nga koalicioni i PDIU-PS , nuhates i mire i pushtetit sepse eshte gjithmone simpatizant i partise qe ka premisa per te fituar , tashme i ka bere dhurate vetes zaptimin e bregdetit . Ne nje bregdet te virgjer , ku pushteti vendor do te duhej te rehabilitonte zonen , te investonte per pastrimin e bregdetit dhe per rrugen qe te con atje , ketu tek ne pushuesit perballen e rrethimin e vijes bregdetare me rrjete .
Ju uroj shendet !’