Kryebashkiaku i Devollit: PS theu derën, të hënën jam në punë

Premte, 26 July 2019 22:06

Pas thyerjes së dyerve nga PS, kryetari në detyrë i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati është shprehur se, ditën e hënë do ti rikthehet normalisht detyrës. “Siç e keni parë edhe nga pamjet, sot ka nisur uzurpimi i institucionit të bashkisë së Devollit nga partia-shtet që tashmë dihet se ka vendosur të jetë qeveri, parlament, gjykatë, prokurori, së fundmi është bërë edhe partia-bashki, duke shkallmuar në mënyrë të paligjshme dyert e institucionit”, u shpreh Nallbati.

Sipas tij, gjithçka ka nisur pas orarit zyrtar të punës. “Deri në 16:00 kam qenë vetë prezent në zyrë”, shprehet kryetari i bashkisë së Devollit për Syri TV. “Unë do të paraqitem në zyrë në 8:00. Nëse e ata e mbajnë të rrethuar me policë, sigurisht unë nuk do të bëj luftën me shtetin. Do të bëj kallëzimet penale përkatëse për uzurpimin e institucionit”,- deklaroi Nallbati.

Modifikuar më Premte, 26 July 2019 21:42
Login to post comments