Në mendjen dhe botën e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është një vend në lulëzim, ku mbizotëron mirëqenia dhe njerëzit janë të lumtur falë qeverisjes së tij.
Por mjafton të dalësh pak hapa larg Sarajeve të Surrelit, ku shefi i qeverisë, bashkë me familjen e tij, gëzon sulltanatin e tij, sheh dhe kupton se realiteti është krejt ndryshe.
Pavarësisht propagandës televizive dhe në rrjetet sociale të Ramës, të gjithë e kuptojnë se Shqipëria është krejt ndryshe, ndoshta edhe vetë ai.
Nisur nga kjo, gazetari Poli Hoxha poston dy foto në profilin e tij në Facebook, për të treguar dy botë paralele: atë të kryeministrit dhe djalit të tij dhe atë të fëmijëve normalë.
“Jetë paralele-Djali i Surrelit dhe djemte e Fushës së Aviacionit!”, shkruan mbi dy fotot gazetari Hoxha.