Kriza politike ka hyre tani në momentin me destruktiv të saj.
Çdo ditë po prodhon ngjarje nga më të rëndat, të cilat po hedhin në tokë edhe bullonat më të fundit të shtetit.
Rilindja e kapur për gryke nga interesa të rënda kriminale dhe financiare, ka kapur shtetin dhe po zhbën me shpejtësi grimcat e fundit të shtetit të mbetur, thjesht e vetëm për të ruajtur pandeshkueshmërinë ndaj saj.
Drejtësia e kapur nga rilindja po e zhbën edhe ajo shtetin ne mënyrën me te keqe duke mbrojtur si kamikazë e vërtete pandëshkueshmerine e kryeministrit e qeverise, dhe ne te njëjtën kohe po godet, shantazhon e dënon qytetaret e thjeshte.
Ne një vend normal, ne një shtet normal dhe ne një politike normale mekanizmat e daljes nga kriza mund te jene shume.
Ndërsa ne një Shqipëri te pushtuar nga një kryeministër e qeveri, pjella dhe shërbyes te antiligjit nga njëra ane dhe opozitës se vendosur ne mënyre te detyruar ne ekstremin tjetër, zgjidhja është vetëm e vetëm një: zgjedhje te lira e te ndershme sa me pare dhe ku gur themeli për to mbetet 13 tetori.
Këtë agoni politike ku lëngon Shqipëria shume pak gjë e ndan nga vdekja përfundimtare e shtetit dhe e vetvetes.
Ndaj edhe aksioni edhe kërkesa, edhe veprimi kane vetëm një emër: zgjedhje me standarde,
gjithëpërfshirëse dhe menjëherë.
Shqiptaret i njohin shume mire grabitqaret dhe dhunuesit e ligjit qe kane marre peng qeverisjen e vendit.
Opozita ka sot një vetëm një alternative zgjedhjet e menjëhershme.
Çdo mik serioz dhe i përgjegjshëm i Shqipërisë, qe do te investohej ne funksion te kësaj zgjidhjeje vetëm duhet mbështetur fort dhe pa asnjë paragjykim.
Agonia duhet te marre fund.
Shqiptaret kërkojnë ringritjen e shpejte dhe optimiste dhe jo zvarritjen neper gërmadhat pa shërim qe një krize shkatërruese le nga pas, te izoluar nga Europa dhe bota, te zhytur ne borxhe dhe rrenim financiar.
Kjo është një kosto e tmerrshme, qe duhet ndalur sot, për te mos u bere peng i saj nesër.
Ta fillojmë nga 13 tetori si guri kilometrik i rrugës se re te ringritjes.