Publikohet qëndrimi i plotë/ Edhe Luarasi nxjerr bllof Ramën, halli është i tokës së Teatrit...

Diel, 28 July 2019 13:03

Aktivistja shumë zeshme e Aleances për Teatrit ka bërë publik qëdnrimin e plotë të Profesir Mihal Luarasit për problemin e Teatrit Kombëtar, publikimi i saj nxjerr sërish bllof kreun e qeverisë Rama i cili nuk po lë aktor apo artist pa e bashkuar me çorbën e tij, dhe të cilët e pergenjështrojnë direkt pas postimeve te tij të njëpasnjëshme.

Pse po e vrisni Teatrin Kombëtar të Shqipërisë?!

Nga Elona Casllli

Duke qenë se Kryeministri  në detyrë ka cituar një segment të mendimit të Prof. Mihal Luarasit lidhur me Teatrin Kombëtar është krejt e udhës t’I risjellim në vëmendje një fragment të shkëputur nga pjesa  “ Pse po e vrisni Teatrin Kombëtar’ nga  libri “ Kujtesa që nuk fle”

Fragmenti në fjalë dëshmon kthjellët qëndrimin e Prof. Luarasit kundrejt çështjes së Teatrit Kombëtar.....

Pas një heshtjeje disavjeçare, rifilloi nga puna mekanizmi okult që synon likuidimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë me qëllimin e mbrapshtë, akaparimin e atyre 11 a 12 mijë metrave katrorë që përbëjnë truallin e tij të patjetërsueshëm.

Në ndërkohën e heshtjes, kur njerëzit e Teatrit prisnin hapa konstruktivë për nxjerrjen e këtij institucioni nga kriza e gjatë, ku e futi dhjetëvjeçari i tranzicionit të pafrytshëm, Ministria e Kulturës përgatitej për të kundërtën, duke përpunuar të ashtuquajturit “ akte nënligjore” në zbatim të ligjit nr.8578.dt.10.02.2002. Ligj i kontestuar fuqishëm nga njerëzit e këtij arti.

Të njohësh gabimet e tua është një tregues kulture dhe emancipimi. Aq më tepër është i çmuar ky virtyt për institucionet e një vendi demokratik, siç synon të bëhet vendi ynë.

Në morinë e ligjeve të vlefshme që miraton një parlament, mund të qëllojë që kalon edhe një ligj i gabuar. Por, çfarë bëhet?! Çfarë duhet bërë në këto raste?

Mos ndoshta për të mbrojtur “ nderin” dhe “ autoritetin” e ligjvënësit duhet të ngulet këmbë në zbatimin e një ligji të gabuar?!

A ka të drejtë një institucion i shtetit, cilido qoftë ai, të dëmtojë atë sferë të shoqërisë, mbi të cilën ai ligj i keq do të zbatohet?!

Arsyeja e shëndoshë thotë: Jo!

Shkëputur nga pjesa- Pse po e vrisni Teatrin Kombëtar të Shqipërisë- Faqe 182

Libri “ Kujtesa që nuk fle”

Post Scriptum- Sa më shpesh e lexoj dhe e shkoqis ligjin mbi Teatrin Kombëtar, aq më shumë bindem se ai që e ka udhëhequr grupin ( nëse ka patur një grup) duhet të jetë njeri tepër i dashuruar me veten dhe them: Si dreqin nuk qëlloi të vinin në krye të ligjvënësve një njeri të dashuruar me Teatrin.

Shkëputur nga – Teatri Kombëtar në Udhëkryq

Mihal Luarasi

Elona Caslli

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...