'Është buka e popullit'/ Vasili citon Bertold Brecht për të treguar armiqtë e drejtësisë

Diel, 28 July 2019 16:53

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, citon shkrimtarin dhe dramaturgun e madh gjerman Bertold Brecht, për të ilustruar më qartë se kush janë armiqtë e drejtësisë që kemi  përballë.

Teksa poston vargjet e “Drejtësia është buka e popullit”, Vasili shprehet se, kush e kap, e përdhos dhe e shkel drejtësinë është një armik që meriton ndëshkim të rëndë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

 

Po po drejtesia eshte buka e popullit!

Kush e kap,e perdhos dhe e shkel eshte veçse nje armik qe meriton veçse ndeshkim te rende!

I madhi Bertold Breht e larteson Drejtesine e vertete,qe eshte Buka e Popullit.

Lexojeni keto vargje te Brehtit miq,qe te kuptoni me mire e me qarte armiqte e drejtesise, qe kemi perballe!

Bertolt Brecht:

"Drejtësia është buka e popullit.

Ndonjëherë është e bollshme, ndonjëherë mungon.
Ndonjëherë ka shije të mirë, ndonjëherë shije të keqe.
Kur buka mungon, nis uria.
Kur buka është e keqe, nis mllefi.

Hidhe tej drejtësinë e keqe
Të pjekur pa dashuri, gatuar pa dije!
Drejtësi pa aromë, me një kore të murrme
Drejtësia bajate, që vjen tepër vonë!

Nëse buka është e mirë dhe e bollshme
Pjesa tjetër e ushqimit mund të mos vihet re.
Askush s’mund të ketë shumë nga të gjitha menjëherë.
Ushqyer me bukën e drejtësisë
Mund të rritet puna
Prej së cilës vjen bollëku.

Siç nevojitet buka e përditshme
Ashtu edhe drejtësia.
Madje nevojitet disa herë në ditë.

Prej mëngjesit e gjer në mbrëmje, në punë, në gëzim
Në punën që është edhe gëzim
Në kohë të vështira dhe në kohë të lumtura
Populli kërkon të bollshmen, të ushqyeshmen
Bukë të përditshme të drejtësisë.

Po meqë buka e drejtësisë pra na qenka kaq e rëndësishme
Kush, o miq, do të duhet ta pjekë?

Kush i pjek bukët e tjera?

Si bukët e tjera
Buka e drejtësisë duhet të piqet
Nga populli

E bollshme, e ushqyeshme, përditë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...