Manjani: Rilindja e Ramës dhe e Xhafajt, rrëmbimi i kuksianëve në 3 të natës

Tuesday, 17 Prill 2018 11:27

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një intervistë të dhënë mbrëmë bëri një deklaratë skandaloze. Ai deklaroi se Policia e Shtetit ka të drejtë që të bëjë edhe arrestime edhe gjatë orëve të vona të natës, duke u munduar të justikojë kështu  rrëmbimin e qytetarëve kuksianë që protestuan në Rrugën e Kombit.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i Ylli Manjanit, ish ministër i Drejtësisë, i cili i ka z. Xhafaj se nga ana ligjore këto arrestime kanë qenë krejtësisht të jashtëligjshme. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Manjani i referohet dy neneve të ligjit për Policinë e Shtetit, të cilët përcaktojnë qartë se kur mund të veprojë policia natën dhe të kryejë ndalime.

Statusi i Manjanit

Lexoni këto 2 nene, ju lutem! Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë.... Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!

Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00. Ky është ligji! Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arsye të ngutshme dhe jo në flagrancë! Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës! Asnjë surprizë, apo jo?!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...