Rama kërkon të bindë me fjalët e 'fshatarit-komunist'/ Demalia: Ç'të ka bërë Tirana që e urren kaq shumë?

Tuesday, 30 July 2019 22:19

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik mesazhin e një tjetër aktori për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Këtë herë është Luftar Paja, ai i cili mbështet prishjen e Teatrit, teksa artikulon qartë se duhet një godinë e re.
Sipas Pajës, Teatri Kombëtar e ka emrin Teatri Kombëtar dhe aty nuk duhet të vijnë vetëm ata që banojnë në Tiranë, por ata që e meritojnë të vijnë në teatër.

Por nuk mungon as reagimi i analistit Ilir Demalia.

“Kjo e fundit që bëre sot me fshatarin-komunist Lufter Paja, siç ti e quaje para 90-ës si pjella më bastarde e artit realizmit socialist si kombinimi fshataro-komunist, tregon se për qëllimet tuaja perverse dhe fitimeve nga mafja e ndërtimit për konsolidimini e pushtetit tënd, Ti pështyn jargët tuaja mbi gjithkë, duke harruar se ato jargë po bien mbi fytyrën tëndë të jargajosur si shpërfytirim i shpërfytirimit tënd të lindur në ngjizjen tënde”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij në Facebook Ilir Demalia.

Reagimi i plotë i Ilir Demalisë:

Ç'të ka bërë Tirana që e urren kaq shumë KM?

Si o njeri je kaq i shpërfytyruar në raport me veten!

Nuk po të drejtohem me letër të hapur, por po ti themë dy gjëra hapur, se sa i shpërfytyrruar je në raport me veten, jo vetëm shpirtërisht, se atë se ke dhe se ke pasur kurrë!

Jo vetëm si bindje nga formimi yt që nuk i ke pasur kurrë as njërën e as tjetrën, jo vetëm nga çfaqja juaj si "antikomunist" duke u çfaqur deri si fashit në fund 80 fillim 90, jo vetëm nga paftyrsia e atyre e qëndrimeve të tuaja që në fund 80' flisje me urrejtje dhe si një shkrimtar pa vlerë dhe vetëm shërbëtor i regjimit për Ismail Kadaren, dhe sot, na e propozon si President i vendit si njeriu më i lartë i letrave botërore, si krenaria jonë kombëtarë, duke na e krahasuar me Flamurin dhe Skëndërbeun, ( me siguri miku juaj Ardian Klosi po luan në varr kur dëgjon këto e të tjera që thua, dhe Ti vjen në orgazmë pështyn në jargë mbi varrin e mikut tënd) Ti, je Ai, që më kujton Nolin me vargjet, "Dhe Feridi faqe ndërron? Fryn bëlçitë dhe gjëmon? Se katrani zbardhëllon!" Ti sot je kthyer në një katran që nxin vendin Tiranën dhe Shqipërinë duke "zbardhëlluar" me pjesën më katundare, më injorante, më kriminale, më primitive që ke formuar me llumin kombëtar Rilindja.

Tashmë këto dhe shumë të tjera do ti rreshtoj njëhërë tjetër, se si ti po të shikosh veten dhe të kthesh gjithë aktivitetin tënd artistik-politik ti nuk duhet ta nxjerrësh fytyrën më në publik.

Por fytyra jote nuk ka ngjyrë ajo është paftyrsia vetë.

Por kjo e fundit që bëre sot me fshatarin-komunist Lufter Paja, siç ti e quaje para 90-ës si pjella më bastarde e artit realizmit socialist si kombinimi fshataro-komunist, tregon se për qëllimet tuaja perverse dhe fitimeve nga mafja e ndërtimit për konsolidimini e pushtetit tënd, Ti pështyn jargët tuaja mbi gjithkë, duke harruar se ato jargë po bien mbi fytyrën tëndë të jargajosur si shpërfytirim i shpërfytirimit tënd të lindur në ngjizjen tënde.

Këtë bëre sot me fshatarin-komunist siç e quje Ti, Luftar Pajan, duke na e sjellë argumentin e këtij jarge-pushteti për jargët e pushtetit tënd si argument për prishjen e Teatrit. Një fshatarë-komunist që kana-kari yt i bashkisë na e bëri "Nderi Tiranës" duke i vënë njeë bajgë tjetër mbi kokë Tiranës

Sa poshtë e çove pjacën e Tiranës dhe sa urejtje paske për këtë qytet që rriti një monster si ty për ti shkuar shkatërrimit të qytetarisë dhe historisë se këtij qyteti deri në fund.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...