Ditmir Bushati ka një mesazh, për `artistin` Edi Rama!

E Enjte, 01 August 2019 11:41

Ish-ministri i Jashtëm dhe një nga ish-eksponentët më të lartë të PS-së, Ditmir Bushati, menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të PS-së ku Rama e eliminoi përfundimisht politikisht brenda kësaj force politike, u tha gazetarëve që, “Të jeni të qetë do të ketë komunikime të mëtejshme. Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e postit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet për të cilat jam angazhuar”.

Pak ditë pas kësaj goditje nga Rama, Bushati, ka hedhur hapin e parë nëpërmjet një mesazhi të publikuar ditën e sotme në rrjetin social Facebook.

Duke ju referuar kripit, “Me jetu”, të këngëtarit Vlashent Sata, ish-ministri socialist shkruan ndër të tjera se kjo mendje artistike, “shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë”.

Kuptohet qartë se ky është një mesazh për kryeministrin “artist” Edi Rama, i cili pak ditë më parë e shkarkoi nga funksioni i të deleguarit politik në Qarkun e Shkodrës dhe ndërkohë e ka future vendin dhe artistëtnë një krizë dhe depresion jo vetëm politik.

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit

“ME JETU: Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në #Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ‘Za Fest’ që organizohet në #Theth, #Shkodër. Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ‘Me jetu’ shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë. Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij! Vlashent. Suksese me ‘Za Fest’ këtë vit!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...