Basha nga Cërriku: Grabitja dhe pasurimi i Ramës me oligarkët e tij, i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëve

E Enjte, 01 August 2019 17:21

asha nga Cërriku: Varfëria dhe papunësia ka në themel vjedhjen e shqiptarëve nga Edi Rama. 

Në takimin me strukturat e PD në Cërrik, kreu i opozitës Lulzim Basha, u fokusua tek gjendja e rëndë ekonomike, një nga arsyet që krijoi shumicën refuzuese 85% Rama ik.  Zoti Basha renditi disa akte të rënda korrupsioni, që pasurojnë Ramën dhe një grushti klientësh të tij.

“Shqiptarët janë të papunë për shkak të vjedhjes dhe të hajdutërisë së Edi Ramës të cilën nuk e ka parë dhe nuk e ka njohur Ballkani. Shikoni Milot Balldrenin, 7-fish koston e rrugës, shikoni Orikum Vlorën. Vetëm këtë javë shikoni vjedhjet që bëjnë me tenderin e uniformës së policisë, dyfish i çmimit, nga 15 milionë në 30 milionë. Shikoni aferën tjetër me kasat fiskale siç e paralajmëruam para disa muajsh, Çdo biznes do të paguajë tarifë shtesë. Nuk ka kompani kroate. Është Olsi Rama. Pra, është Edi Rama që do t’i fusë ato para në xhep", u shpreh Basha.

 

Kreu i opozitës theksoi se e vetmja politikë e Ramës është hajdutëria dhe grabitja me koncesione, me tendera, me PPP, grabitja e bregdetit, e minierave, e naftës, e taksave.

“Grabitja dhe pasurimi i tij dhe një grushti oligarkësh është i vetmi shkak për varfërimin e shqiptarëve, për rritjen e kostos së jetës, për shpunësimin masiv, për pamundësinë për të gjetur një vend pune", theksoi kreu i opozitës. 

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë e opozitës se kriza nuk do të marrë fund përmes një marrëveshjeje politike - pazar.

“Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Europë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve.

Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar.”- tha lideri i opozitës Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...