VOA: Gjykata Kushtetuese në rrezik serioz për plotësimin e 6 vendeve bosh

E Enjte, 01 August 2019 18:17

Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk do të mund të çojë në plotësimin e 6 vendeve bosh të cilat duhet të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti.

Në mbledhjen e fundit të dy ditëve më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ndalimin e kandidimit ndërmjet të tjerëve dhe për Fiona Papajorgjin, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn.

Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve. Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurave, Parlamentit i duhet të shpallë një thirrje të re

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksionimit të saj dhe mundësisë së vendimarrjes, vetëm me 6 gjyqtarë.

Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtarë Gjykatën. Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që janë përzgjedhur, gjithshka duket se do të jetë në dorë të presidentit Ilir Meta. Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën dhe presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.

Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar dhe vetëm 5 janë përzgjedhur. Nga këto Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë.

Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...