Thirrja për studentët: Po shkatërrohet Kopshti Botanik, t’i themi ndal!

Premte, 02 August 2019 12:27

Nga Kopshti Botanik, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar sot publikisht qeverinë ‘Rama’ në lidhje me një vendim të Këshillit të Ministrave, për sipas tij do të betonizojë këtë zonë të kryeqytetit.

Boçi ftoi pedagogët dhe studentët që të ngrihen kundër projektit të qeverisë, pasi sipas tij po cënohet prona publike. Mes të tjerash ai tha se me nisjen e vitit të ri akademik do të rinisin edhe protestat e studentëve.

“Nga pikëpamja se si është ndërmarr VKM, i ngjason atyre ndryshimeve ligjore që pasuan prishjen e Bulevardit dhe tentojnë sot të prishin teatrin. Janë të ngjashëm si dy pika ujë. Synimi është betonizimi i Tiranës. Kjo është filozofia e drejtimit dhe shfrytëzimit të pronës publike.

VKM është në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit. Jemi në një vend anormal. Vet ligji për arsimin e lartë tregon se prona duhet të ruhet. Këtu është një tentativë për zaptim, të pronës publike të pronës së universitetit.

Unë kam një thirrje që të ftojë studentët dhe pedagogët që ti themi ndal dhe të pengojmë këtë grabitje që është bërë pa dijeninë e tyre. Merren në pikun e sezoneve të pushimeve që të largojnë vëmendjen. Ne do jemi pro studentëve. Protestat do rrisnin sapo të nisin viti i ri akademik”, tha Boci.

ja deklarata e plotë

15 hektarë truall i Kopshtit Botanik, po grabitet nga dyshja Rama – Veliaj për të shpëlarë paratë e krimit dhe ndërtuar kulla shumëkatëshe.

  • • Dyshja Rama-Veliaj po grabit pronën publike të Universitetit të Tiranës, Kopshtin Botanik, në kundërshtim me vullnetin e Dekanatit, Rektoratit dhe studentëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE LUCIANO BOÇI, NGA KOPSHTI BOTANIK

Jemi këtu së bashku me përfaqësues të Këshillit Studentor për të denoncuar grabitjen e radhës, rrëmbimin e pronës publike të Universitetit të Tiranës, me Kopshtin Botanik, nga dyshja Rama-Veliaj.

Ky rrëmbim, kjo grabitje që regjistron sot një rekord tjetër të zi, është bërë krejt në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirën e Dekanatit, të vetë Rektoratit, por edhe të studentëve.

Kjo hapësirë e madhe, gjigante, 15 hektarë, rrezikon të shndërrohet në lavatriçen gjigante, ku Edi Rama dhe krimi kërkojnë të lajnë, të shpëlajnë paratë e tyre të drogës, të korrupsionit, dhe ta mbushin këtë vend, perlë për nga bukuritë natyrore, me kullat shumëkatëshe.

Është një aferë e pastër korruptive, për interesa klienteliste.

Vendimi i marrë nga Rama dhe Veliaj godet dhe cënon autonominë financiare të Universitetit, dhe lirinë akademike. Ai është një atentat që i bëhet procesit akademik, por edhe kërkimit shkencor.

Pa bazën eksperimentale, siç është Kopshti Botanik, shumë degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mund të transmetojnë as dijen e domosdoshme tek studentët dhe nuk mund të bëjnë as kërkimin e thelluar shkencor.

Kjo VKM, nga pikëpamja se si është parashtruar se si është ndërmarrë, u ngjason atyre vendimeve e ndryshimeve ligjore, që pasuan prishjen e Bulevardit, që shkatërruan Stadiumin Kombëtar dhe tentojnë sot të prishin Teatrin. Janë të ngjashme si dy pika uji, sepse qëllimi kryesor i tyre është betonizimi i Tiranës dhe plotësimi i interesave milionëshe – 200 milionëshe është tek Teatri – milionat e tjerë vijnë tek Kopshti Botanik, sikurse milionat e tjerë janë të shpërndara në aferat e rrugëve të florinjta. Kjo është filozofia e drejtimit dhe e shfrytëzimit të pronës publike që ka instaluar Rama.

VKM-ja është në kundërshtim tërësor me kushtetutën dhe me Ligjin e Arsimit të Lartë, por edhe me Statutin e Universitetit të Tiranës, që rregullon pronësinë. Në një vend normal, me Gjykatë Kushtetuese, ky vendim do ankimohesh dhe do rrëzohesh, por sigurisht jemi në një vend anormal, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, dhe pushtetarët bëjnë çfarë u do qejfi.

Vetë Ligji i Arsimit të Lartë përcakton qartë se pronësia e pronave të universitetit nuk mund të transferohet në institucione të tjera, por duhet të ruajë destinacionin e paracaktuar. Vetë Statuti e shpreh qartë, duke u mbështetur në ligj.

Ndërkohë Bashkia justifikohet për zhvillimin e zonës, gjë që nuk qendron, sepse Ligji i Arsimit të Lartë, i lejon Bashkisë së Tiranës, madje i lutet, e kërkon këtë gjë nga bashkia e Tiranës, që ajo të bëhet kontributore me 10 % në buxhetin afatmesëm të Universitetit, dhe në bazë të këtij buxhetimi, shumë shpejt, shumë kollaj, ajo mund ta zhvillojë zonën, duke mos transferuar pronësinë. Ky fakt dëshmon qartazi se këtu është një tentativë për zaptim, për pushtim territori, të pronës publike, të pronës së universitetit, për ta mbjellë me kullat e korrupsionit, siç është bërë kudi me hapësirën publike në Tiranë.

Unë kam një thirrje, do të ftoja të gjithë pedagogët, studentët, por edhe qytetarët, t’i themi ndal dhe ta pengojmë këtë grabitje dhe këtë zhvatje në mes të ditës, e cila është bërë pa dijeninë e studentëe, dhe është gjetur edhe momenti. Jo më kot vendime të tilla, sikurse ka edhe vendime të tjera të ngjashme, merren në pikun e sezonit të pushimeve, për të larguar vëmendjen e studentëve, të pedagogëve e të qytetarëve, nga këto veprime. Ne do të jemi në krah të pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...