Denoncimi i Malltezit: Si po masakrohet mjedisi në bregun e Jugut

Premte, 02 August 2019 16:54

Gurore masive buzë detit. Kjo është pamja që sheh çdo turist teksa zbret drejt Himarë, në jug, për të pushuar.

Teksa askush flet, madje as Inspektoriatet e ngarkuara me ligj për të tilla situata, denoncimin e bën anëtari i kryesisë së PD, njëkohësisht edhe drejtues i Departamentit të Mjedisit në selinë blu, Jamarbër Malltezi.

Përmes një postimi në Facebook, teksa publikon edhe foto nga vendngjarja, Malltezi ngre një pyetje për kryeministrin Edi Rama, por pa anashkaluar as ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi: “Uo pasha, do bëç TURIZËM apo GURORE?”.

Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit:

Uo pasha, do bëç TURIZËM apo GURORE? – 3 refleksione nga një foto gurore buzë detit:

1. Kushdo që ka kaluar në bregun e Jugut këtë vit ka parë një gurore masive mu buzë detit. Ka silos rere, pirgje guresh, betoniere, ekskavatore dhe ka prishur mbi 4 hektarë vegjetacion natyror që në letra figuron ende në inventar pyjor. Hapa Planet Vendore të Bashkisë Himarë dhe shoh se kjo gurore qenka në dhunim edhe të Planit Rregullues të Himarës, edhe në dhunim të Planeve të Detajuara Vendore të Dhralesë dhe Perivolos. Pra, GURORE në dhunim të Planeve Hapësinore.

Sot portalet kishin edhe një lajm sesi një ekskavator nga kjo gurore masive po lëvizte masive gurësh në breg mu ngjitur me turistët. 

2. Po Inspektoriate a ka ky vend? A paguajmë ne si taksapagues për Inspektoriat Mjedisi? Aty ku z. Klosi ka emëruar ish-doganierin dhe ish-kreun e PS në Durrës ndonëse nuk ka asnjë njohuri mbi mjedisin? Po inspektoriat pyjor a ka ky vend? Të monitorojë fondin pyjor dhe livadhor? Aty ku z. Klosi ka emëruar një ish trafikant droge të dënuar me burg, I cili hera-herës I jep emrin me qera Edvinit të shfryjë llumin e tij mendor? Po Polici a ka në këtë vend? Apo është e zënë duke burgosur protestuesit që duan të mbrojnë teatrin apo Kopshtin Botanik? Po Bashkia a ka inspektoriate dhe Polici Bashkiake? A burgosen njerëzit pse meremetojnë catinë pa leje? Këtu poshtë Palasës po operon një gurore mu buzë detit në dhunim të disa Planeve Hapësinore dhe institucionet kanë mbyllur sytë shumë fort ose si pasojë e korruptimit masiv te cdo zyrtari, ose si pasojë e pagesës së KAFES tek 1 zyrtar Rama-Klosi dhe nuk guxon asnjë nga dhjetra inspektoriatet apo policet të kryejë detyrën shtetërore!!! 

3. Në 2011 apo 2012 në një debat mbi turizmin në Opinion këshilltari shumë-përdorimsh i Edi Ramës (që e përdor edhe për ndryshimin e kufinjve, edhe për qeverisjen, edhe për kushtetutën, edhe si dëshmitar kallp që të dëshmojë se trangujt nga Kosova janë eruditët më të mirë, edhe për të sjellë miell serb jashtë standardeve të BE, e përdor edhe si ekspert për turizmin), u ankua se rruga e plazhit që po ndërtohej për tek rrugët e bardha poshtë Palasës kish dëmtuar turizmin (duke hedhur inertet ndërtimore anash rruge) dhe se shteti Shqiptar duhej të zgjidhte nëse do bënte turizëm apo gurore. Ndonëse dukej si trill (duke pasur parasysh se deri në 2011 nuk kish rrugë të shtruar me asfalt fare për në plazh dhe makinat sa herë kalonin ngrinin re pluhuri nga pas), më pëlqeu ndjeshmëria e papritur mjedisore e këshilltarit shumë-përdorimsh të Ramës.

Po tani në 2019 nuk ka dalë me fare nga bregu ky krye-këshilltari?

Po ai që conte nga 10 letra në javë në UNESCO se po dëmtohej Butrinti pse u zgjerua rruga kombëtare mos nuk jeton më?

Po ata hallexhinjtë që dilnin të protestonin për hekurat rrethues të Pallatit të Brigadave kur u zgjerua Rruga e Elbasanit a mos kanë ndërruar jetë që nuk ndihen?

Apo të gjithë këtyre, njëlloj si Rama-Klosi dhe inspektorëve të tyre ua ka zënë kokën me derë oligarkët që ju kanë dhënë KAFEN dhe tani nuk ndihen dot?

auto_a41564756252.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...