Aktori Hysen Bashhysa: Është krimi më i madh të shembet Teatri

Premte, 02 August 2019 18:51

Ne nje prononcim te tij posaçërisht për Albanian Free Press, aktori i mirënjohur i Teatrit të Durrësit për 42 vite, Hysen Bashhysa: “Kjo dashuri e pakët për teatrin ndodh, fatkeqësisht, në të gjithë vendin. Shikoni çfarë po ndodh me Teatrin Kombëtar, është krimi më i madh, për mua, të shembësh teatrin, siç duan të bëjnë. Me ne artistët luajnë me bukën e gojës, ndaj artistët shqiptarë nuk bëhen kurrë bashkë që të mbrojnë një kauzë të drejtë. Unë nuk merrem me politikë, pavarësisht se unë e kam një bindje politike. Degjenerimin e njeriut e bën ekonomia, kjo është më e keqja. Të mbyllet goja, nuk flet dot, nuk ecën dot, nuk të shoqëron njeri, nuk ke përkrahje. Ndaj tani njerëzit, edhe artistët, manipulohen lehtë.”

Modifikuar më Premte, 02 August 2019 19:22
Login to post comments