‘Bashki komuniste’/ Presidenti Meta në një mendje me Dom Gjergjin

Premte, 02 August 2019 21:03

Reagimi i fortë i Dom Gjergj Metës lidhur me konstituimet e këshillave bashkiakë të dalë nga votimet e 30 qershorit është shpërndarë edhe nga vetë presidenti i Republikës Ilir Meta.

“Bashkitë dhe këshillat bashkiakë në Shqipëri në këto vite kanë qenë të gjitha të qeverisura në mënyrë autokrate, por formalisht ishin plurale. Tani e tutje, as formalisht. Brenda tyre dhe në të gjithë territorin janë moniste. Kjo nuk quhet më demokraci, as formalisht”, shkruan në reagimin e tij Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta.

Kreu i shtetit, i cili zhdekretoi 30 qershorin si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal dhe që dekretoi më pas 13 tetorin, prej javësh i quan nul votimet e zhvilluara nga Partia Socialiste duke u shprehur se, ‘në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri. Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor”. /Syri.net

 

Image

Login to post comments