Zëvendesi i Edi Ramës në Qeveri Erion Braçe doli para dy ditësh me media e me foto e trumpetoi me të madhe mbylljen e kompleksit Taiëan për mos lëshim të kuponit tatimor për herë të dytë radhazi. Ai tha se ka marrë fund koha kur gjërat zgjidheshin me telefon.
Braçe deklaroi:
‘Nga sot në Tiranë nuk zgjidhen më gjërat duke i rënë kërkujt në telefon. Kështu që mbyllur kafeneja, mbyllur restoranti në katin e parë, mbyllur restoranti në katin e dytë, mbyllur kazinoja! Mbyllur të gjitha!’
Faktikisht rezultoi se bari dhe restoranti ishin mbyllur, por kazinoja vijonte punën normalisht. Për më tepër ai vijon me reagimet në rrjetet sociale me komentuesit. Këto të fundit e kanë quajtur mashtrim deklaratën e Braçes dhe shoë. Zv. kryeministri më pas, siç bën rëndom në rrjetet sociale, ka filluar të ofendojë komentuesit, duke i quajtur, budallenj apo injorantë.
Duke mos patur asnjë argument për të sqaruar mashtrimin e madh të radhes të qeverisë në të cilën merr rrogën, Braçe ofendon. Zakonisht ofendimi njihet si rruga më e shkurtër, për ato që nuk kanë argumenta. Edhe kësaj here Braçe u kap keq me komentuesit dhe duke mos ditur çfarë të thotë, kaloi tek ofendimet.