‘Sot po na drejton policia e komunistëve të rinj’/ Ish-ministri i Drejtësisë: Ku i gjen Rama ligjet të bllokojë bizneset me polici?!

Saturday, 03 August 2019 18:39

Sistemi komunist kishte vetëm një mjet për të kryer punë: POLICINË.

Dhe normale ishte sepse asokohe skishte as pushtet tjetër të pavarur nga partia-shtet, por as organe të tjera si Tatime apo Bashki, polici e inspektoriate.

Por sot ku i gjen ligjet pushteti që uedhëron policinë të pastrojë plazhet, të nxjerrë njerëz nga shtëpitë e tyre, të bllokojë biznese, të urdhërojë sekuestro llogarish bankare, të mos njohë akte zyrtare e noteriale?!

Skenat e dhunës ndaj bizneseve, të gjithë me leje dhe me investime të tyre në plazhet e Ksamilit ishin tipike sjellje të policisë komuniste!

Disa prej atyre plazheve nuk kanë ekzistuar fare, por i ka krijuar privati me shumë mund e para në vite.

Edhe nëse do ishin pa leje do të duhej të sqaronte situatën Bashkia dhe policia bashkiake, jo policia e shtetit!

Cilin ligj zbatoi dje Policia e (pu)shtetit?!

E kuptoj që sot sundojnë komunistët e rinj, por ligjet ende janë të sistemit demokratik.

E kuptoj që këta nuk pyesin më për ligje, por të paktën mos na hapin barkun me propagandë se "po bëjnë shtet" dhe, shqetësohen për kushtetutën.

Neokomunistë janë dhe snjohin as shtet, as pronë, as zgjedhje, as liri e as demokraci!

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...