Media e huaj: "Bulevardi i Ri" i korrupsionit

Hënë, 05 August 2019 09:27

Nga korrespondentja jonë në Tiranë

Courrier des Balkans

Ata bllokojnë trafikun çdo natë që nga nëntori.  Banorët e  Astirit nuk pranojnë të zhvendosen për të lejuar ndërtimin e "Bulevardit të Ri", periferisë së ardhshme të Tiranës.  Puna do të kryhej nga një kompani fantazmë e regjistruar në një parajse fiskale.

Nga Katerina Sula

Që nga muaji nëntor, banorët e Astirit, një zonë në periferine  e Tiranës, kanë kundërshtuar zgjatjen e unazës, "Bulevardin e Ri" të Tiranës, e cila do të rezultonte në prishjen e rreth 300 shtëpive, nje pjese e tyre të ndërtuara pa leje.  Banorët e tyre rrezikojnë të jenë të pastrehë dhe  pa kompensim adekuat.  Deri më tani, 38 shtëpi janë shkatërruar.

Cdo natë, ata bllokojnë trafikun në të dy akset e unazës se re, duke kërkuar kompensim të plotë për të gjithë banoret që banojnë në ndërtesat qe do te  shkatërrohen - dhe jo vetëm ata që kanë një titull pronesie.  Por qeveria nuk dëshiron të krijojë një precedent duke kompensuar askënd.  Ata shpesh përballen me policinë dhe gazin lotsjellës, disa prej tyre janë arrestuar, dhe qeveria sapo ka filluar një tender të ri për këtë Bulevard të Ri.

Kompania që kishte fituar tenderin e parë për një nga tre segmentet e projektit, Dunwell Haberman Albania, ishte në të vërtetë një kompani fantazmë që kishte falsifikuar të gjitha dokumentet me te cilat u fut ne tender. Dunwell Haberman kishte pretenduar të ishte regjistruar në shtetin amerikan të Delaware që nga viti 1998, duke pasur afro 3500 të punësuar në të gjithë botën dhe që operonin në Shqipëri përmes një dege me emrin DH Albania.

Pas një investigimi te nje emisioni televiziv shqiptar, Sekretari i Shtetit në Delaware Jeffrey Bullock tha që dokumentet e paraqitura nga Dunwell Haberman ishin te fallsifikuara.  Sipas investigimit, filiali shqiptar i regjistruar në korrik 2018 është në të vërtetë një kompani fasade e rregjistruar  në parajsen fiskale të Delaware me një përfaqësues ligjor të vendosur në një tjeter parakse fiskale ne Seychelles.  Vetëm disa javë pas regjistrimit të DH Albania me këto dokumente te fallsifikuara, qeveria i dha dy kontrata publike me vlerë 30 milionë euro.  Pas këtyre zbulimeve, autoritetet shqiptare pezulluan kontratën per unazen e re në pritje të verifikimit të mëtejshëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe "shpellarët"

Cështja e Bulevardit të Ri është nje tjeter  grindje midis opozitës, Presidentit shqiptar dhe qeverisë.  Opozita dhe Presidenti Meta janë rreshtuar ne nje linje me banorët e Astirit, duke i bërë thirrje Kryeministrit të braktisë projektin, por Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë të vendosur për të vazhduar.

Pas një demonstrate qytetare para bashkisë, Erion Veliaj i quajti protestuesit "shpellarë"  "specie primitive".  Ai gjithashtu premtoi "shpërblime" për familjet, shtëpitë e të cilave do të prishen.  Sidoqoftë, ligji e detyron qeverinë të ndjekë një proçedurë të hollësishme prej 75 ditësh, në fund të së cilës personat e interesuar mund t'i drejtohen gjykatës administrative. 

Qytetarët e shqetësuar nuk kërkojnë trajtim preferencial përmes "shpërblimeve", por ata pretendojnë sundimin e ligjit dhe të drejtësisë.

Qeveria dhe bashkia në fakt shkelin të drejtën kushtetuese të pronës, nenin 8 te Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili gjithashtu ka të bëjë me të drejtën e pronës, Konventën e Aarhus, e cila u garanton qytetarëve akses në informacion dhe pjesëmarrje në të gjitha vendimet në lidhje me mjedisin e tyre, si dhe një nga pesë kushtet për hapjen e negociatave të pranimit në BE. 

Disa ligje mbi transparencën, aksesin në informacionin publik, pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe masat mbrojtëse mjedisore janë shkelur gjithashtu.

Modifikuar më Hënë, 05 August 2019 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...