Avokati e politikani pranë presidentit Trump: Shkarkimi i Metës nuk është ‘punë presidenti’

Hënë, 05 August 2019 10:10

Shqiptari dhe politikani, Peter Lumaj, avokat i njohur i çështjeve të imigracionit në SHBA, ish-kandidat për senator dhe një mbështetës i madh i presidentit Donald Trump, në një intervistë për gazetën ‘Shekulli’, ka folur për krizën e rëndë në Shqipëri, zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato që ka dekretuar presidenti në 13 Tetor, për çështjen e nismës së shkarkimit të Ilir Metës nga mazhoranca socilaste, etj.

Për krizën e rëndë politike në vend dhe domosdoshmërinë e një zgjidhje përfundimtare Lumaj thotë, se Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur.

 ‘Partitë politike duhet të zgjedhin Shqipërinë dhe qytetarët e saj, ose të largohen dhe t’i hapin rrugë zhvillimit të brezit të ri.

Atyre që duan vendin dhe jo Politikën. Dhe që janë shkolluar në perëndim. Shpesh herë e kam përmendur: është e domosdoshme që Diaspora Shqiptare, sidomos kjo në SHBA e Kanada, të japë maksimalisht kontributin e saj, qoftë me pjesëmarrje direkte, që të bëjë pjesë e strukturave qeverisëse, ashtu dhe të drejtën për të votuar, edhe pse ndodhen larg vendit.

Kjo e fundit duhet medoemos që të futet në ndryshimet Kushtetuese, që do të ndodhin si rezultat i ndryshimeve të sistemit zgjedhor’, propozon Lumaj.

Gjithashtu në këtë intervistë Lumaj flet, edhe për procedurat që janë iniciuar së fundmi nga mazhoranca socilaiste në Kuvendi për shkarkimin e Presidentit Meta.

‘Të jeni të bindur se kjo nuk është punë Presidenti. Duhet mbyllur njëherë e përgjithmonë ideja e turravrapit, para se të themi: o burra të shkarkojmë. Është precedent i keq. Unë e kam lexuar Kushtetutën, por nuk më rezulton që Meta ta ketë shkelur hapur dhe në mënyrë flagrante.

Po ta lexoni me vëmendje nenin 92 pika gj, Presidenti cakton datën për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Vendore, si dhe për Referendume. Në të gjithë dispozitën Kushtetuese, nuk ka asnjë seksion që t’i ndalojë të drejtën të anulojë Dekretin e tij. Në këto kushte kur GJK mungon, asnjë organ apo institucion tjetër nuk ka asnjë tagër të interpretojë Kushtetutën dhe Dekretin e Presidentit.

Në asnjë rast nuk do të fitojë forca, por arsyeja. Forca mund të fitojë përkohësisht, por nuk shkon gjatë. Ata që kryejnë të tilla hapa gjithnjë pendohen. Në gjendjen aktuale, Parlamenti i Shqipërisë nuk duhet të ndërmarrë asnjë hap të tillë. Kjo do ta largonte krizën. Në Shqipëri Institucionet duhet të njohin juridiksionet e tyre’, deklaron Lumaj.

Peter Lumaj është një aktivist mjaft i njohur i komunitetit shqiptarë në SHBA me profesion  avokat i çështjeve të imigracionit.

Në periudhën parazgjedhore dhe gjatë votimit të presidencialeve në SHBA ai ka qenë njëkohësisht, një mbështetës i madh i Donald Trump. Emri i Peter Lumajt u bë i njohur jo vetëm në rrethet politike në SHBA në Shkurt të vitit 2012, kur ai si shqiptari i parë në histori, i lindur në vendin tonë kandidoi për senator i Shteteve të Bashkuara.

Avokati i çështjeve kriminale dhe të emigracionit nga Fairfield-i ishte në atë kohë, një prej pesë republikanëve që kërkonte të përfaqësonte këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme të Nëntorit, për të zënë vendin e senatorit Joe Lieberman.

Peter Lumaj, u arratis nga Shqipëria komuniste 30  vjet më parë, në vitin 1989, për të mbërritur në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...