FOTO/ ‘Degët’ që Rama i preu pemës së tij dhe ‘tulla’ amerikane!

Hënë, 05 August 2019 11:53

Edi Rama tashmë është shndërruar në një kryeministër ‘fuqiplotë’, i cili pasi ka hipur në majë të pemës së pushtetit duke i prerë një nga një të gjitha degët që e ndihmuan të ngjitet në majë, nuk ka rrugë tjetër veçse rrëzimit të turpshëm.

Rama preu degën e parlamentarizmit, duke vazhduar të quajë ‘normal’ një Parlament njëpartiak të maskuar në mënyrë qesharake me një ‘opozitë’, që nuk përfaqëson asgjë. Gjithashtu kulmin e arriti kur preu ‘degën’ e pluralizmit, duke zhvilluar zgjedhje lokale monopartiake dhe duke marrë në një dorë edhe gjithë pushtetin vendor. Ndërkohë vazhdon të hiqet, sikur ky është një ‘normalitet’.

Edi Rama, nuk njeh më institucionin e presidentit dhe po vrapon që në mënyrë antikushtetuese ta rrëzojë edhe atë përfundimisht, edhe pse një gjë të tillë e ndan vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila po për meritën e tij, prej gati 2 vitesh është eliminuar.

Kryeministri nëpërmjet PPP, koncesioneve dhe tenderave korruptiv në vlera qindra milion euro, ka ‘prerë’ edhe degën e Ekonomisë. Sot është në fazën që nuk ka më fuqi likuiduese, as për blerjen e energjisë elektrike në këtë thatësirë të madhe dhe madje po shkon me shpejtësi edhe te mos mundësia e likuidimit të pagesave për administratën; mjekët; mësuesit, policët etj. Prandaj ka nisur të ashtuquajturin ‘aksion kundër informalitetit’, i cili po godet me aksion biznesin me vetëm një qëllim; mbushjen me urgjencë të arkës së shtetit.

Nga ana tjetër Edi Ramës, po i sharrojnë me shpejtësi edhe ‘degët’ më të forta ku është mbajtur këto 6 vite; klanet politiko-ekonomike-mafioze.

Goditja që i dha Departamenti i Shtetit Vangjush Dakos, ose siç njihet ndryshe ‘bankomati i Ramës’, nuk ishte thjeshtë një episod i veçantë, por nisja e çmontimit të korrupsionit të madh dhe krimit të organizuar në pushtet.

Në intervistën e tij të fundit për Zërin e Amerikës, Ndihmës Zëvendës Sekretari i Shtetit Palmer i hoqi edhe një ‘tullë-alibi’ të madhe këtij kryeministri në ditët e fundit të sundimit; Ai nuk ka më mbështetjen e SHBA-ve.

Pikërisht për këtë ‘tullë’, nga të fundit që i ka mbetur Ramës kryeministër, ka ‘folur’ në karikaturën politike të radhës botuar te Mapo.al, artisti i njohur Bujuar Kapexhiu.

auto 67588813 1212421158939823 7394586288046735360 n1564996609

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...