Berisha për vrasjen në Selenicë: ‘Gjeneral hashashi e ka mendjen te tenderi 30 mln euro’

E Enjte, 08 August 2019 08:16

Ish-kryeministri Berisha ka dënuar situatën e pasigurisë në vend, ku në mbrëmje u shënua edhe një tjetër krim në Selenicë të Vlorës.

Në një shënim në profilin e tij në fcb, Berisha shkruan se: ‘Gjeneral Hashashi dhe narkodrejtor Ardi Balili po merren me tenderin e 30 milione euro per te veshur narkopolicine sa me mire dhe sa me lire.’, dhe nuk e kanë mendjen te rendi dhe siguria

 ‘Siguria ne dore te krimit!

Ne Vlore vrasja e radhes. Ekzekutohet ne Selenice me plumb ne koke 47 vjecari L.T. Ekzekutori e hedh nga makina ne rruge dhe sipas rregullit largohet ne drejtim te paditur. Narkopolicia si zakonisht nuk merret me vrasjet dhe vrasesit. Gjeneral Hashashi dhe narkodrejtor Ardi Balili po merren me tenderin e 30 milione euro per te veshur narkopolicine sa me mire dhe sa me lire.

Shpreh ngushllime familjes dhe denoj me ashpersine me te madhe situaten e pasigurise ekstreme ne vend. Sb’

Login to post comments