‘Narcotica’/ Basha: Faktoi se kriminelët e kërkuar në BE, rrinë në Shqipëri

E Enjte, 08 August 2019 15:48

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas reportazhit të publikuar mbrëmjen e kaluar në televizionin italian ‘Rai3’, që fliste për trafikun e drogës në Shqipëri.

Në një dalje urgjente për media, Basha tha se është i tronditur nga të dhënat e publikuara nga italianët, duke shtuar se këtë vit sasia e kanabisit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar.

‘Jam i tronditur nga dëshmitë e publikuara në Rai3. Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar. Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në gjithë Evropën dhe Amerikën Latine. Organizatat shqiptare kontrollojnë gjithë trafikun e heroinës. Organizatat shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj të trafikut, që e marrin në Evropë dhe e fusin në Shqipëri.

Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë. Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetjen e të gjithëve. Kriminelët e kërkuar në Evropë shëtisin të lirë në Shqipëri. Kjo po e kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar, që kontrollohet nga krimi. Çdo gjë është e financuar nga paratë e drogës’, tha Basha.

 

Login to post comments