Basha para medias për aferat korruptive: Hajduti nuk ka shkuar me pushime, grabitja vazhdon!

Premte, 09 August 2019 11:53

Kryetari i PD, Lulzim Basha, po mban një konferencë për shtyp lidhur me aferat korruptive dhe aksioni politik i opozitës. “Hajduti nuk ka shkuar me pushime, grabitja vazhdon.” Me këto fjalë e ka nisur konferencën e tij Lulzim Basha.

Rasti më i fundit i kapjes së shtetit është sistemi i ri i faturimit, programi i ri që do të kushtojë së paku 14 milionë euro çdo vit për dhjetë vjet për klientët e Ramës.

Shqiptarët pasi janë zhvatur me çmimet më të larta të karburanteve, me ndryshimin e kasave çdo dy tre vjet dhe tani do të zhvaten edhe me sistemin e ri të faturimit. 170 milionë euro nga biznesi do të vidhen.

Ne e dimë se Rama është takuar me biznezmenë kroatë; se pasi tenderi fallto përfundoi, kompani Jehona iu shit një mafiozi. Edi Rama do të marrë ryshfetin, paratë e vjedhura në Kroaci. Skema është sajuar në çdo detaj për të vjedhur.

Vjedhja kap shifrën e 170 milionë eurove që do të paguhen nga biznesi.

 
Login to post comments