Reagimi i parë zyrtar i qeverisë Rama pas shfaqjes së emisionit “Narcotica” nga RAI, vjen nga zv/ministria e Rendit Voda. Rama që ka folur për lloj lloj-broçukllash, që gjen kohë të flasë për gjëra kot, kësaj here ka detyruar Zv. Ministren e Brendshme të përgënjeshtrojë Antimafien italiane. Dhe Voda, pa asnjë profesionalizëm, krejt sikur kjo të ndodhte diku tjetër jo në Shqipëri, gjithçka e quan thjesht një lajm mediatik, një gjë kalimtare, sa për të mbushur kronikat e emisionet e televizioneve. Voda deklaroi se “këto lajme janë të pambështetura në statistika zyrtare të shtetit shqiptar dhe as në ato të vendeve partnere. Kjo nuk është fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit dhe duhet përgëzuar puna e policisë, janë pakësuar sipërfaqet me kanabis”. Por Voda, në vend që të merret me thelbin e problemit, me trafikun e drogës dhe kokainës, merret me median, detyra e parë e tyë cilës ëshët informimi dhe denoncimi i krimit dhe gijthë segmenteve të lidhura me të, qofshin ato edhe shtëetore apo edhe brneda policës që mbron Voda.
Zv/ministria nuk e njeh median dhe le ta lëjë atë të bëjë punën e saj, pasi në atë fushë është “anafabete”, por le të bëjë punën e saj të rendit e sigurisë.