Akademiku i njohur Artan Fuga, ka reaguar në Facebook mbi ligjin e Akademisë së Shkencave.
Postim i plotë:
Akademia e Shkencave në … tel!
Edhe Presidenti i Republikës z. Ilir Meta kthen sot me refuzim ligjin për akademinë e shkencave sepse e gjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi.
Përpara një jave rreth 50 pedagogë universitetesh të mbledhur në një mjedis universitar u shprehën unanimisht po ashtu kundër të njejtave shkelje ligjore që kërkojnë ta vendosin akademinë në pozicionin e shkopit të policit për lirinë e mendimit!
Nesër do të tregoj me fakte se në cfarë gjendje sa komike aq edhe tragjike ndodhet tanimë ai institucion që quhet Akademi Shkencash e uzurpuar nga tre a katër vetë!