Rama serviri “kokën” e Bushatit në tepsi!

Saturday, 10 August 2019 10:08

Nga Tritan Shehu

(Meqenese disa po “cuditen” me cfare po ndodh ne Republiken tone te “bananeve”).

”Asgjesimi” i ish Ministrit te Jashtem ishte nje deshmi e vasalitetit, mungeses se dinjitetit te Qeverisjes sone, i mekanizmave orientale te “kapjes e detyrimit”, larg interesave te vendit, mbi te cilat jane ndertuar “aleanca” me partnere ne keto vite te Rilindjes.

Per mua Z.Bushati si Minister ka qene nje kundershtar politik, te cilit i kam kerkuar doreheqjen per ”turbullirat” diplomatike, Rajonale, per vizione partneriteti jo sinkron me interesat e vendit, duke i deformuar ato sipas detyrimeve te Rilindjes e te Kryeministrit, apo per te shpetuar pa sukses “koken”.

I vetmi rast me racional i tij ishin “belbezimet” ne disidence me planin antikombetar te shkembimit te territoreve Kosove-Serbi, gje qe perben vetem nje element ne asgjesimin e tij politik, si dhe ne tragjiko-komedine, qe po luhet sot ne Ministrine tone te Jashteme.

Thelbi i asaj qe ndodhi me Z.Bushati qendron te fakti se ”koka” e tij per aresye dytesore, u kerkua prej diku ne tepsi si dikur nga Sulltani ajo e Ali Pashait, gje qe Kryeministri i kushtezuar e dorrezoi personalisht edhe ne shkembim te disa premtimeve, qe i duken atij sic i duket “fija e kashtes kujt po mbytet”, duke i bere “te lumtur” urdheruesit kembengules.

Thjesht nje tregues ky i vasalitetit rilindas, me rreziqet qe paraqet per rrugen tone te Integrimit dhe ate drejt Perendimit.

  1. Krahasimi i “kokave” lidhet vetem me mekanizmin asgjesues.
Login to post comments