VIDEO/ Basha: Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit

Saturday, 10 August 2019 14:05

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpëmjet një video mesazhi në “Facebook” zbulon rekordet e vjedhjeve të “Hajdutit Psiqik”, Edi Rama këto 6 muaj.

Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Edi Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai miratoi me ligj favore, grabitje dhe vjedhje për klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa dhe tarifa sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Dhuna e gjobave dhe sekuestrimeve ndaj sipërmarrjeve të vogla që sigurojnë mbijetesën e shumicës së familjeve shqiptare, bëhet për të grabitur paratë e tyre për të financuar babëzinë dhe lluksin e Hajdutit Psiqik dhe klientëve të tij milionerë. Me ta ai vjedh të gjithë buxhetin e shtetit me kontrata dhe koncesione kriminale, me ta vjedh pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bregdeti, lumenjtë pyjet dhe trojet publike e private.

Ja rekordet e vjedhjeve të Hajdutit Psiqik këto 6 muaj:

Për 6 muaj, në arkën e shtetit mungojnë 63 milionë euro nga TVSH, treguesi kryesor i ekonomisë.

Nga taksat nacionale, doganore dhe akcizat, në 6 muaj,mungojnë 25.2 milionë euro.

Oligarkët dhe klientët e Edi Ramës vjedhin dhe pasurohen me kontrabandën e karburantit, cigareve dhe naftës.

Në 6 muajt e parë 2019 janë zhdoganuar:

– 14 mijë ton më pak karburant

– 32 tonë më pak cigare

– 292 tonë më pak kafe

se e njëjta periudhë e vitit të kaluar!

Modifikuar më Saturday, 10 August 2019 14:06

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...