Shkëlzen Berisha, Edi Ramës: Të paktën, kërko falje!

Saturday, 10 August 2019 15:08

Nga Shkëlzen Berisha.

Sigurisht që Edvini nuk ka faj për krimet e dajës dhe babait të tij, por është e pafalshme që as pas 31 vjetësh nga ekzekutimi i fundit për fjalën e gojës, në gjithë Europën Lindore, kryeministri nuk gjen dëshirën, kurajon dhe mbi të gjitha dinjitetin për të kërkuar falje dhe ndjesë për firmën e të atit për varjen e poetit Havzi Nela.

Në kontrast të plotë me realitetin e hidhur shqiptar, ku fëmijët biologjikë të vrasësve,  në mungesë të një procesi moral dhe ligjor, kane trashëguar jo vetëm pushtetin politik por dhe urrejtjen ndaj viktimave, vjen reagimi nga SHBA i vajzës së Presidentit Reagan.

Pa asnjë kompleks, dhe pse babai i saj është ikonë e të djathtës amerikane dhe botërore, doli publikisht dhe dënoi disa komente të tij me përmbajtje raciste (kur nuk ishte president) gjatë një bisede private në lidhje me disa drejtues afrikanë të afërt me komunistët.

Dikush duhet t’i shpjegojë Ramës (kuptohet që nuk ia ndjen) se një ndjesë ndaj familjarëve dhe eshtrave të poetit, qoftë dhe e vonuar 31 vjet, qoftë dhe e pasinqertë, do të ishte për të një makiazh imazhi shumë më efikas se ditirambet e Spiropalit.

HAVZI NELA - " KUR TË VDES "

Kur të mësoni se kam vdekë,

Kur të thoni: "Ndjesë pastë!"

A e dini se çfarë kam hjekë

Unë,  poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: "Ku e ka vorrin?"

Kur t'kërkoni me ma gjetë

Thoni: " Ai urreu mizorin".

Thoni: "Dheu s'ka me e tretë".

Thoni: "Ai e deshi jetën,

Jeta n'vuetje e dërmoi".

Thoni se ka mbrojtë të drejtën,

Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: "Desh, kërkoi lirinë,

Si skifter në fluturim,

Provoi prangat, t'errtë qelinë,

Për të mjerët lëshoi kushtrim".

Thoni: "Dritë ai kërkoi,

E vetë dritë nuk pa me sy"

Thoni: "Për njerzinë këndoi,

E për vete mbajti zi".

Thoni se e qërroi terri

Thoni: "Dielli nuk e ngrohu".

Thoni se e trishtoi tmerri

E të shtypunit i tha: "Çohu!"

Kur të vijë, të çelë pranvera,

Kur bilbili nis me këndue.

Mbi vorr tim me gur'e ferra,

Nji tufë lule me ma lëshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,

Kush ka lindë, ai ka me vdekë,

Veten ju kur t'a ngushëlloni,

Thoni: "Gjallë kurrkush s'ka mbetë!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...