Financieri i njohur i Sorrosit, Jeffrey Epstein gjendet i vdekur në qeli

Saturday, 10 August 2019 16:07

Financieri i pasur Jeffrey Epstein, nje prej njerezve me ate afert te Xhorxh Soros, është gjetur i vdekur në qelinë e burgut ndërsa ishte në pritje të gjyqit i akuzuar për trafik seksi, ka bërë të ditur media amerikane.

Trupi i tij u gjet në 7:30 të mëngjesit të shtunën, në një burg të New Yorkut.

Rrethanat e vdekjes janë të paqarta. Thuhet se ai mbahej nën vëzhgim që të mos vriste veten pas një incidenti të mëparshëm.  

Epstein i kishte hedhur poshtë akuzat për trafik seksi e konspiracion dhe mbahej në gjendje arresti me burg.

Muajin e kaluar, ai u gjet gjysmë pa ndjenja në qeli me dëmtime në qafë. U trajtua në një spital aty pranë, para se të rikthehej në Metropolitan Correctional Center në New York.

Epstein akuzohej se kishte paguar vajza nën 18 vjeç për seks në shtëpitë e tij në Manhattan e Florida midis 2002 3 2005.

Ai u arrestua më 6 korrik pasi u ul në New Jersey me avionin e tij privat.

Kush ishte Jeffrey Epstein?

I lindur në New York, ai kishte punuar si mësues para se të kalonte në financa. Para padisë penale, ai njihej për pasurinë dhe lidhjet e shumta të profilit të lartë.

Ai është parë shpesh në shoqërinë e të pasurve e të fuqishmëve, përfshirë Presidentin Donald Trump, ish-Presidentin Bill Clinton dhe Princin Andrew të Britanisë.

Raportet për pasurinë e Epstein janë të ndryshme, ndërkohë që firma e tij me qendër në ishujt Virgin nuk ka nxjerrë rekorde publike.

Modifikuar më Saturday, 10 August 2019 16:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...