Meta kujton Havzi Nelën: U ekzektua në stilin e khmerëve të kuq për të kaluar në përjetësi

Saturday, 10 August 2019 19:12

Presidenti Ilir Meta ka nderuar figurën e poetit Havzi Nela, i cili u var nga regjimi komunist, 31 vitë më parë në qendër të qytetit të Kukësit

Meta shkruan se Nela bu ekzekutuar më 10 gusht 1988, në stilin e khmerve të kuq, në sheshin kryesor të Kukësit, për të kaluar në përjetësi.

 

‘Sot populli shqiptar nderon me respekt kujtimin e martirit të lirisë, poetin disident Havzi Nela, i cili 31 vite më parë, në 10 gusht 1988, u ekzekutua në stilin e khmerve të kuq, në sheshin kryesor të Kukësit, për të kaluar në përjetësi.

 

Akti makabër i varjes së Tij publike, pak para rrëzimit të Murit të Berlinit, pse guxoi me poezitë e Tij të përmendte “të drejtat e njeriut”, dëshmon fytyrën e vërtetë të atij regjimi mizor, që edhe pse në grahmat e fundit vetëm dy vjet përpara shpërthimit të Lëvizjes Studentore, kujtoi se duke bërë shembull poetin e Lirisë do të vriste ëndrrën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Disidenca, vepra lapidare dhe sakrifica sublime e Havzi Nelës është një nga dëshmitë më të forta dhe më të vona të tmerreve që lamë pas 30 vite më parë, por edhe një këmbanë alarmi se sa e rëndësishme, por edhe e shtrenjtë është demokracia dhe pluralizmi politik, fjala e lirë, liria e medias dhe të drejtat e njeriut, që janë të vetmet garanci për lirinë dhe dinjitetin çdo shqiptari, por edhe për prosperitetin e begatinë e vendit tonë.’

Image

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...