Vepra e historiografit francez botuar në Paris më 1665: “Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu, Mbret i Shqipërisë”

Diel, 11 August 2019 09:15

Nga Aurenc Bebja*, Francë

 

Në veprën me titull “Abrégé de l'histoire des Turcs, contenant tout ce qui s'est passé de plus remarquable sous le règne de vingt-trois empereurs,... par le sieur Du Verdier,...Tome 1”, të historiografit francez, Gilbert Saulnier Du Verdier, botuar në Paris në 1665, gjejmë një shkrim të rrallë dhe një portret dedikuar heroit tonë kombëtar, të cilët, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Gjergj Kastrioti ose Skënderbeu, Mbret i Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

E bëra turkun të dridhej në mesin e gjithë xhandarëve të tij,

Ai dyshoi krahun tim dhe u frikësua nga fuqia e tij,

Dhe për aq kohë sa ai mundi të mbante armë,

Unë isha për të krishterët mbrojtësi i shquar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Skënderbeu, mbrojtësi i shquar i krishtërimit, ishte një njeri aq i madh dhe aq i denjë në kujtesën e të gjithë njerëzve, saqë do të ishte e paarsyeshme ta privonim atë nga një lavdi që i kemi dhënë një princi tjetër më të madh, por jo një kapiten më i shkathët apo më i mirë se ai.

Ne e shtuam pikturën e Tamerlanit të madh me atë të të gjithë mbretërve osmanë, sepse ai ishte njeriu i shekullit, dhe se kishte turpëruar princin më krenar në botë ;

Por edhe ky (e ka fjalën për Skënderbeun) nuk ka qenë më pak i shquar ; madje, ai ka bërë diçka më të madhe se tjetri kundër këtyre sovranëve të frikshëm tokësorë ;

Prandaj i detyrohemi të njëjtin nder, dhe pa bërë ndonjë mëkat ndaj drejtësisë, ne nuk mund të anashkalonim portretin e tij për brezat e ardhshëm, ashtu siç i bëjmë fjalimin e aksioneve të bukura të jetës së tij, në shenjë nderimi ndaj vlerës dhe virtytit të tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...