PD të distancohet nga memoriali erdoganist, por edhe të largojë haxhiqamilistët e 15 korrikut nga hierarkia e saj

Hënë, 12 August 2019 10:58

Me teknologjinë e shmangies së përgjegjësisë dhe transferimit të skandalit tek kundërshtarët politikë, këto ditë publiku po vlon nga pyetja: “Ç ‘qëndrim zyrtar ka Partia Demokratike për memorialin erdoganist të ngritur në Parkun Qendror të kryeqytetit, nga Edi Rama dhe Erion Veliaj”?. Merret me mend “kontributi” i propagandës së Edi Ramës, i cili është vënë ngushtë, pas zbulimit të turpit në Tiranë, por gjithsesi pyetja mbetet dhe është legjitime. Pyetja ngrihet për shkak të pjesëmarrjes së dy hierarkëve të lartë të Partisë Demokratike në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Turqisë në Tiranë e që kishte për bashkëorganizatore Bashkinë e Tiranës. Në kulmin e debatit mbi farsën e 30 qershorit, e cila solli si pasojë marrjen me dhunë haxhiqamiliste të 60 bashkive të vendit, ish-kreu i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës u shfaq si kumbarë i memorialit, duke lexuar edhe një proklamatë panegjerike për Turqinë si partner strategjik i Shqipërisë, një terminologji që është futur në politikë nga Edi Rama në 2013-n, e cila s’njihet nga e djathta, që njeh si partnere strategjike të Shqipërisë vetëm SHBA-në, BE-në dhe specifikisht Italinë. Bashkë me të, spikati edhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, sot gjithashtu një hierark i lartë i Partisë Demokratike.

Pjesëmarrja u tha se ishte “incognito” e vetëm pas thuajse dy javësh, publiku, në sajë edhe të një investigimi të Zërit të Amerikës, zbuloi memorialin si dhe kumbarllëkun e bashkisë Tiranë. Pas zbardhjes së pjesëmarrjes së Çollakut dhe Gjunkshit, nga Partia Demokratike ka patur një reagim në facebook-un personal, nga sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare Gerti Bogdani, i cili e dënonte ngritjen e memorialit, si një akt tradhtie dhe që rrezikonte sigurinë kombëtare.

Më pas heshtje.

Por pasojat e kësaj heshtjeje po vijojnë të helmojnë mjedisin publik, i cili buçet për konsensusin e ri haxhiqamilist të politikës shqiptare. Opozita e ka të domosdoshme ta dënojë qartë dhe zyrtarisht vendosjen e memorialit, jo vetëm për t’u distancuar prej tij, por edhe për të darovitur renë e përgjegjësisë që solli pjesëmarrja e dy hierarkëve të saj në ceremoni. Me orientimin euroatlantik të Shqipërisë, partia që u themelua në emër të këtyre idealeve s’e ka luksin të bëjë lojëra, as të mos i vërë pikat mbi “i”. Partia Demokratike e Shqipërisë njeh SHBA-të dhe BE si aleatët strategjikë të shqiptarëve dhe shtojcat e tjera të “aleatëve strategjikë” s’i përkasin asaj. Nëse hierarkët që ishin në ceremoninë e 15 korrikut i besojnë me të vërtetë ato çka thanë, është rasti i ridimensionimit të tyre, i kalimit të tyre jo në vijën e parë të politikës. Ata le t’i ruajnë në skutat e tyre idealet e miqësisë së përjetshme me Turqinë, por këto qendrime s’kanë qenë asnjëherë qendrime të Partisë Demokratike dhe ky vokacion duhet të artikulohet qartë edhe fort si i tillë.

Heshtja dhe përgënjështrimi privat i Gerti Bogdanit nuk e darovit hutimin e opinionit publik. Duhet përgënjështrim zyrtar dhe duhen edhe qëndrime zyrtare për t’u distancuar nga faktorët e dëmit të 15 korrikut. Së pari, distancim nga hierarkët, që s’duhet të jenë më të tillë, e më pas edhe ofrimi i alternativave se si duhet të çlirohet Parku i Tiranës nga memoriali i ngritur pa lejen e publikut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...