Thellohet skandali/ Pjetri me certifikatë sigurie nga DSIK e Ramës, akses në sekrete

E mërkurë, 14 August 2019 16:14

Thellohet edhe më shumë skandali me përzgjedhjen e Edi Ramës, Valdrin Pjetrin, për kryetar të bashkisë së Shkodrës.

Pjetri edhe pse që nga viti 2003 ka qenë një i dënuar dhe i përzënë nga drejtësia italiane për trafik doge, është pajisur në mënyrë ‘të çuditshme’ në detyrat e tij të larta shtetërore, me certifikatë sigurie.

Valdrin Pjetri, në periudhën që ka qenë drejtor në ministrinë e Mbrojtjes është pajisur ‘fare lehtë’ me certifikatë sigurie nga ana institucioni përgjegjës, direkt në varësi të kryeministrit Rama.

Kështu mësohet se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) e cila varet nga kryeministria, ka anash kaluar faktin e të kaluarës kriminale të Pjetrit dhe i ka dhënë atij një certifikatë pastërtie e cila i jepte të drejtën që të kishte akses, edhe në sekretet shtetërore në ministrinë e Mbrojtjes të cilat janë të ndërlidhura me ato të NATO.

Në vitet viti 2014-2015, Valdrin Pjetri, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në vitin 2015-2018 është ‘graduar’ si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo drejtori e dytë është mjaft e rëndësishme, pasi operon edhe në shitje-blerjen e armëve dhe veçanërisht në fushën e ndihmës që merr ushtria shqiptare nga NATO; në armë, mjete dhe logjistikë.

Pikërisht në këtë pozicion të rëndësishëm dhe delikat, Pjetrit i është dashur certifikata e sigurisë e cila i është dhënë pa asnjë lloj filtri dhe përgjegjësie ligjore nga DISK, në varësi të kryeministrit Rama.

Po zbulohet që në rastin ‘ Valdrin Pjetri’, kanë dështuar të gjitha institucionet përgjegjëse, duke nisur me KQZ-në dhe përfunduar te ministria e Drejtësisë, të cilat duhet ta kishin kapur më herët se opozita këtë infiltrim të krimit në zyrat e larta të shtetit, por pajisja me certifikatë sigurie e një individi me të kaluar kriminale ndërkohë që ka akses në sekretet e NATO, e thellon skandalin dhe e ndërkombëtarizon atë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...