Valdrin Pjetri, shtëpi qindramilonëshe në Tiranë, dhuratë nga familja dhe fisi

E mërkurë, 14 August 2019 20:45

“Faktoje” bëri një verifikim të të ardhurave nga puna në administratë dhe pasuri të tjerave, të Valdrin Pjetrit bazuar në deklarimet e siguruara nga ILDKPKI.

Screenshot_4.jpg

 Të ardhurat e Valdrin Pjetrit kanë shënuar luhatje jo të mëdha sa i përket pagës, ku bie në sy një rritje e lehtë në vitin 2017.

Pasuritë e patundshme, makina dhe aksione

Pasuria më me vlerë e Valdrin Pjetrit është ajo e paluajtshme dhe një prej tyre është apartamenti në qendër të Tiranës, me vlerë mbi 219 000 euro dhe garazhin me vlerë 26 000 euro. Apartamentin 122.86 metra katror bashkë me garazhin që kapin vlerën totale prej 245 mijë eurosh, Pjetri thotë se i ka blerë me të ardhura nga familja dhe të afërmit.

Pjetri deklaron edhe një objekt për qëllime hotelerie, në komunën Farkë, për ndërtimin e të cilit ka paguar 7.800. 000 lekë.

Edhe me blerjen dhe shitjen e automjeteve i zgjedhuri në krye të bashkisë së Shkodrës deklaron të dhëna që paraqesin interes.

Në 2015-n, Pjetri ka shitur makinën personale “Mercedes Benz” për 24.000 euro dhe ka blerë një makinë  ‘Volkswagen Phaeton” për 600.000 lekë të cilën dy vite më vonë, e shet me çmim më të lartë sesa e ka blerë.  E njëjta gjë më automjetin tip Audi, që deklaron se e ka blerë në vitin 2018 me 600 000 lekë dhe brenda po këtij viti e ka shitur për 7500 euro , thuajse 2500 euro më shumë se çmimi I blerjes.

Valdrin Pjetri deklaron se është aksioner me 20% në një kompani ndërkohë që ka blerë një kuotë kapitali prej 13,3 % me shumën prej  3.894.492 lekë.

Detyrimet

Për objektin e hotelerisë që është ndërtuar në 2015-n, Pjetri deklaron se ka shpenzuar 7 800 000 lekë, nga të cilat 5.323.000 i ka marrë si kredi nga banka në vitin 2014 dhe pjesën tjetër, hua nga i ati.

Është interesante që kredinë bankare prej 5.323.000 lekësh Pjetri e deklaron të shlyer brenda një viti, sërish me lekët e të atit.

Gjithashtu në vitin 2018, Pjetri deklaron se ka pasur një detyrim prej 20.000 eurosh  ndaj një shoqërie për ndërtimin e një apartamenti, por për shkak se ky apartament nuk është ndërtuar kurrë dhe kontrata është prishur në mënyrë të njëanshme, ky detyrim bie poshtë.

Në deklarimin e fundit që Valdrin Pjetri ka dorëuar pranë rezulton ILDKPKI mungon informacioni nëse e ka shlyer huanë e marrë nga babai i tij, ashtu siç nuk figuron asnjë llogari apo depozitë bankare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...