Erdogan dhe Haxhi Qamili i Rilindjes

E Enjte, 15 August 2019 10:54

Kryebanditi në krye të qeverisë shqiptare, Edi Rama, përvecc ia nxiu faqen Shqipërisë në këto 6 vite me të gjitha pisllëqet që ka bërë, deri te trafiku ndërkombëtar i drogës, e ka futur të ardhmen e vendit në një qorrsokak shumë të rrezikshëm.

Edi Rama dhe grupi i tij kriminal po e largojnë Shqipërinë nga vlerat perëndimore më shumë se kushdo në historinë tonë pak më shumë se 100-vjeçare. Për Ramën e vetmja gjë që ka rëndësisë është se ‘baba’ i tij, Erdogan të jetë i lumtur me vendit e ‘dishepullit’ Rama.

Kjo nuk na kujton asgjë më shumë se sa ato thirrja të para 100 viteve të ithtarëve të otomanizmit që me flamuj të rreckosur dhe të udhëhequr nga Haxhi Qamili  thërrisnin “Poshtë shkaba, rroftë baba”.

E pra, Edi Rama prej kohësh vijon të tregojë se është Haxhi Qamili i ri i Shqipërisë. Ai që ka dalë kundër vlerave të aleatëve historikë të Shqipërisë dhe shkon çdo ditë e më shumë drejt lindjes, atje ku atij i qan zemra. Dhe të përmbushë kështu edhe amanetin e paraardhësve të tij.

Ndaj edhe memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, i cili është ndërtuar në Tiranë në një mënyrë të pabesë të mundshme nga Rama dhe Rilindja, është një tregues i rrezikshmërisë që na paraqet ky haxhi Qamil i ri.

Marrëdhënia e tij e vasalitetit me Erdoganin po i rrezikon jo vetëm demokracisë dhe vlerat perëndimore në vendin tonë por edhe vetë sovranitetin  dhe pavarësinë e Shqipërisë.

REDAKSIONALE

Modifikuar më E Enjte, 15 August 2019 20:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...