Ironia e Maliqit: Rama të komandohet Kryebashkiak në Shkodër

E Enjte, 15 August 2019 12:23

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me çështjen e Valdrin Pjetrit, i cili sipas Partisë Demokratike ka qenë i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Në lidhje me këtë çështje, Maliqi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se “mendoj që Rama të komandohet Kryebashkiak në Shkodër meqenëse pas zgjedhjeve moniste të 30 qershorit mikun e tij Valdrinin e kap dekreminalizimi”.

Ndër të tjera, Maliqi shprehet se Rama mund ta bëjë mirë edhe ketë funksion duke qenë se është edhe ministër i Jashtëm, por këtë detyrë ia ka deleguar Gent Cakajt.

Në vijim reagimi i plotë i Maliqit

Unë mendoj që Rama të komandohet Kryebashkiak në Shkodër meqenëse pas zgjedhjeve moniste të 30 qershorit mikun e tij Valdrinin e kap dekreminalizimi. Ramës i përshtatet të jetë dhe Kryebashkiak meqenëse pas zgjedhjeve moniste përfaqëson shumicën e shqiptarëve😂😂si p.sh në Shkodër përfaqeson 8% të votuesve! Por kostituimin e këshillit bashkiak monist dhe betimin ta bëjë në prani te mikut te tij Vuçic. Mendoj që Presidenti të ruajë qetesinë dhe të ketë besim mos të shpallë datë tjetër zgjedhjesh në Shkoder se Rama Kryeministër, ministër i Jashtëm dhe kryebashkiak në Shkodër i bën shumë mirë detyrat, vendi po lulëzon si në qeverisjen qëndrore si në qeverisjen vendore dhe në atë diplomatike ku me Ramën me keto 3 funksione e sigurt që në 18 tetor hapen negociatat për BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...