VIDEO/ Basha liston personazhet: Ja banda me të cilët Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë!

Saturday, 17 August 2019 11:18

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar sot me video, kartelat kriminale të 27 bashkëpunëtorëve politikë të kryeministrit Edi Rama, duke filluar nga Valdrin Pjetri, Pjerin Ndreu, Artur Bushi dhe për të cilët shprehet: “Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”
Në video paraqitet një kartelë e shkurtër kriminale për kryebashkiakët e rinj e të vjetër, të promovuar nga Edi Rama dhe të mbrojtur prej tij. Është kartela kriminale e disa deputetëve të tij, që, gjithashtu, janë vegla të përdorura prej Edi Ramës për pushtetin e tij kriminal. Në tërësi përmenden 27 politikanë të PS, bashkëpunëtorë të Edi Ramës, qe janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin.

MESAZHI NË VIDEO

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Valdrin Pjetri i Shkodrës, i dënuar për trafik droge, pastrues parash me hotele, dyqane dhe aktivitete të tjera. Edi Rama e mbron atë nga zbatimi i ligjit antimafia!

Njësoj si Elvis Roshin, Vangjush Dakon Qazim Sejdinin!

Pjerin Ndreu në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003. I larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjimet e manipulimit zgjedhor në dosjen 184, nuk dënohet, por kandidohet dhe mbrohet nga Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës, trafikant droge në Itali, Edi Rama e rikandidoi për herë të dytë si kryebashkiak.

Dionis Imeraj i bandës së Ymer Lalës në Dibër dhe Valbona Sako e bandës Dako-Avdylaj në Durrës, të dy të kapur në përgjimet e dosjes 184 të vjedhjes së votave të Dibrës, mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Elton Arbana i bandës së Avdylajve, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në vend të ndjekjes penale, mbrohet dhe kandidohet nga Edi Rama për kryebashkiak në Shijak.

Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Klement Ndoni i Këlcyrës, trafikantë droge. Në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen nga Edi Rama.

Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi. Edi Rama e kandidon si kryebashkiak në Vorë.

Rakip Suli i Kamzës, deputeti i kapur në vjedhje flagrante me kontrata shtetërore, në vend të ndjekjes penale dhe sekuestros financiare mbrohet dhe promovohet nga Edi Rama.

Liman Morina i Hasit, ish prefekt në Kukës, i kapur me video duke blere vota, në vend që ta çojë në burg, Edi Rama e çon në bashki.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, garantues i pastrimit të parave të krimit shqiptar në Belgjikë, bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës për pastrimin e parave dhe marrjen e tenderave prej tyre, përfaqësues politik i bandave të Elbasanit.

Jurgis Çyrbja, deputet i Durrësit, PS, përfaqësues politik i bandës së Emiljano Shullazit, mbrohet nga Edi Rama.

Rrahman Rraja, deputet i Fushë Krujës, bos i krimit në zonën e Krujës, koka e një klani të trafikut të drogës, vjedhës zgjedhjesh.

Ulsi Manja, kreu i komisionit të ligjeve, i kapur në përgjimet e dosjes 184 dhe i përfshirë në dosjen e pastrimt të parave të drogës me Toyota Yaris.

Damian Gjiknuri, ish ministër, deputet i Vlorës, koka e operacionit për vjedhjen e votave në Dibër, i kapur në përgjimet e dosjes 184, në skandalin 40 milion euro të Unazës së Re, në vjedhje të mëdha dhe tentativë për pastrim parash në SHBA, nuk është në burg, por krahu i djathtë i Edi Ramës për zgjedhjet.

Alket Hysenaj, deputet i Sarandës, vjedhës i pronave në bregdet, pastrues parash i korrupsionit.

Paulin Sterkaj, deputet i Malësisë së Madhe, PS, në dokumentat e SHISH rezulton i përfshirë në trafikun e drogës dhe të prostitucionit në kohën kur ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.

Tom Doshi, deputet i Shkodrës, i shpallur non grata nga SHBA, financuesi kryesor i Edi Ramës në opozitë, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës

Reme Lala, deputete e Dibrës, e bija e Ymer Lalës kokë e krimit të organizuar dhe mik i Edi Ramës, me rol kyç në dosjen 184 në vjedhjen e votave në Dibër.

Ilir Ndrazhi, deputet i Shijakut, PS, përfaqësues politik i bandës së Avdylajve, trafkantë ndërkombëtarë droge, pjesë e dosjes 339 për vjedhjen e votave në Durrës me Vangjush Dakon.

Luan Harusha – deputet i Shkodrës, i lidhur me bandën kriminale të Bajrave, që blejnë vota për Edi Ramën.

Edi Rama po i mbron dhe promovon njësoj siç mbrojti dhe promovoi:

Arben Ndokën

Mark Frrokun

Armando Prengën

Saimir Tahirin

Fatmir dhe Geron/Agron Xhafaj

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shqipëria si Europa! Rama ik!"

Modifikuar më Saturday, 17 August 2019 11:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...