Berisha reagon për 2 viktimat e babëzisë së Veliajt nën skelat e pallatit

Saturday, 17 August 2019 13:16

Nga Sali Berisha/

Ne fasaden e pallatit te Erion Braçes humbin jeten dy puntore dhe dhe plagosen rende tre te tjere!

Miq, nje ngjarje e rende me pasoja vdekjen e dy puntoreve dhe plagosjen rende te tre te tjereve ka ndodhur dje mbasdite ne Tirane.
Puntoret po punonin ne rikonstruksionin e fasades se Erion Braçes sipas nje projekti te Lal Plehut.

Se pari le te shprehim ngushellimet me te ndjera familjes, miqve, te afermve te dy puntoreve viktima te pafajshme te ketij aksidenti tragjik por sipas mediave te paralajmeruar si dhe te urojme sherim te plote dhe te shpejte te plagosurve.

Sikunder denoj me ashpersine me te madhe korrupsionin ne kete afere kriminale te Lal Plehut, i cili tenderin per rikonstruksionin e pallatit te Braçes ia kishte dhene ne kundershim flagrant me ligjin por ne perputhje te plote me xhepin, nje firme nga Prrenjasi, e cila punonte ne te zeze dhe qe as puntoret e fasades se Braçes nuk i kishte te siguruar dhe te kualifikuar.

Perveç kesaj thuhet se vet Braçe kishte nderhyre qe skelat te mos i bllokonin trotuarin, gje e cila duket se ka sjelle vendosjen e skelave jo ne perputhje me rregullat teknike.

Ketu me poshte keni nje informacion me te plote nga gazetar investigativ per kete ngjarje tragjike, ne te cilen ka implikime te qarta te dy prej figurave me te neveritura te politikes shqiptare Lal Plehu dhe Erion Malli.

Gazetari ne shkrimin e tij e quan ngjarjen si vdekja e paralajmeruar
Braçe dhe Veliaj si dhe paraqet foto dhe video nga vendi i ngjarjes! sb

Vdekja e paralajmëruar/ Braçe dhe Veliaj kishin mbyllur sytë para paligjshmërisë që mori jetën e dy punëtorëve

16 Gusht, 2019 18:35
Vdekja e dy punëtorëve pas rënies së skelës në Tiranë, ka qenë një vdekje e paralajmëruar. Projekti që u mori jetën dy punëtorëve ka qenë i iniciuar nga Bashkia Tiranë, për rregullimin e fasadave të pallatave. Projekte të ngjashme si këto kanë disa kohë që promovohen nga Erion Veliaj, i cili ditët e fundit ka zgjedhur që makinerinë e tij online ta fokusojë tek kjo gjë.

Prej ditësh numri një i Tiranës shfaqet në të gjitha mediat dhe nxit qytetarët të bashkëpunojnë me bashkinë dhe të rregullojnë fasadat. Por fasada sot u mori jetën 2 punëtorëve dhe tre të tjerë i la të plagosur.

Në foto punëtori i plagosur
Por edhe pse ky është një projekt i institucionit që ai vet drejton, Veliaj ende nuk ka reaguar. Asnjë reagim nuk ka ende dhe nga Erion Braçe, pasi ngjarja ka ndodhur në pallatin e tij.

Zv. Kryeministri prej kohësh ka marrë flamurin e anti-informalitetit, por një ngjarje e rëndë duke thyer ligjet e shtetit i ka ndodhur poshtë pallatit të tij. Punëtorët që mbetën të vdekur dhe të plagosur, ishin të pasigurtë në punën e tyre.

Siç shihet dhe nga fotot e videot nga vendi i ngjarjes, të gjithë ata nuk kishin minimumin e sigurisë. Me shapka, pa uniformë të përshtatshme, të pa lidhur dhe pa kokore. Po ashtu sipas informacioneve të Dosja.al, mësohet se punëtorët ishin të deklaruar me pagën minimale, me vetëm 260 mijë lekë.

Të gjitha këto shkelje, nuk janë parë as nga Veliaj dhe as nga Braçe, nga njëri që ishte pal në tender dhe tjetri që lufton kundër informalitetit.

Prandaj në lidhje me ketë ngjarje lindin disa pyetje: Si e ka lejuar bashkia dhënien e këtij tenderi? Pse nuk e ka pasur askush që në pallatin e zv. Kryeministrit punohej jashtë kushteve të sigurisë? A e dinin strukturat e shtetit që kompania po skllavëronte punëtorët? A është kusht që firma që ka fituar tendërin të jetë e rregullt në pagimin e sigurimeve?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...