“Jo lodër në dorën e Edi Ramës”/ Shkodra të hënën sërish në protestë

Diel, 18 August 2019 11:01

Shkodra dhe qytetarët e saj nuk mund të bien kurrësesi dakord me një kryebashkiak të dënuar për trafik droge. Ndaj dhe ditën e hënë kryeqendra e Veriut të vendit do të ngrihet sërish në protestë për ti dërguar edhe një herë mesazhin krimit të veshur me politikë se, Shkodra dhe shkodranët nuk kanë lidhje me botën e saj të errët.

Protesta e rradhës është parashikuar për ditën e hënë, ora 10:00, para Prefekturës së Shkodrës.

Postimi i plotë i Xhevdet Amulit:

Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga qytetarët e Shkodrës.

Por mesazhi i tyre qytetar dhe i kulturuar po përdhoset nga Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij në Shkodër.

I bëjmë thirrje qytetareve te Shkodrës pa asnjë ndasi politike, që ditën e hënë, ora 10.00, të bëhemi të gjithë bashkë, që zëri dhe vullneti jonë të mos përdhosen nga vullneti i vetëm një njeriu. Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo lodër në dorën e Edi Ramës.

Takohemi të hënën, ora 10.00, përpara Prefektures së Shkodrës, për të vijuar paqësisht protestën tonë,në mbrojtje të demokracisë dhe për të shprehur refuzimin për kapjen e qeverisjes vendore nga krimi e korrupsioni.

#partiademokratikeShkodër #pd #XhevdetAmuli

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...