Bllokimi i fondeve, Bardh Spahia-Ramës: Mos e provoko Shkodrën!

Tuesday, 20 August 2019 20:36

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i bllokuar të gjitha fondet Bashkisë së Shkodrës, me argumentin se ka përfunduar sot mandati i kryebashkiakes Voltana Ademi.

Ish-deputeti Spahia i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të mos e provokojë Shkodrën, pasi sipas tij, shërbimet ndaj qytetarëve janë një detyrim kushtetues.

Duke publikuar në “Facebook” letrën e Ademit drejtuar ministres Anila Denaj dhe gjithë trupës diplomatike në Shqipëri, si dhe bisedën e saj me Degën e Thesarit, Spahia thekson se gjithçka është bërë me urdhër politik e pa një referencë ligjore.

Mesazhi i Spahisë:

 

MOS E PROVOKO SHKODREN EDI RAMA!
Nuk priti as 24 ore, pa e nxjerre ne pah mllefin politik, qe ende nuk e ka kapur Shkodren si bashkite e tjera, natyrisht per shkak se perzgjedh kriminele per te perfaqesuar qeverisjen e vet.
Me urdher politik e pa nje reference ligjore Ministria e Financave bllokon permes deges se thesarit procedurat e likuidimit per fondet dhe investimet e bashkise Shkoder. 11 vjet ne krye te bashkise Tirane, Edi Rama e ka te qarte se nuk po bllokon Voltana Ademin por vec u heq sherbimet qytetareve te bashkise Shkoder.

Mllefi qe e katandisen ne 5% pjesemarrje eshte aq i madh sa te sakrifikoje edhe qytetaret e 5 %-it qe i votuan kandidatin e inkriminuar. Socialistet e Shkodres po e kane te qarte qe per Ramen, jane thjesht numra ne funksion te karriges se tij, e jo banore te nje qyteti qe kryeministri ilegjitim u mburr se e ka prioritet. A do pranoje 5%-shi te haje bar per partine? E sigurt eshte se 85% e shkodraneve nuk do e pranojne! Prandaj Edi Rama leri provokimet! Sherbimet ndaj qytetareve jane nje detyrim kushtetues, e per to paguajne taksa, jo te ardhurat e Surrelit qe i menaxhon si te duash! #Turp

  • foto galeri
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...