Sa kryebashkiakë me precedentë penalë ka Rama?

Premte, 23 August 2019 08:38

Pak ditë pas denoncimit të Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike ka hedhur dyshime për të kaluarën e një tjetër kryebashkiaku socialist, të zgjedhur nga votimet moniste të 30 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi publikoi dje një letër dërguar prokurorisë ku i kërkohej informacione mbi kryebashkiakun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Në dokumentin zyrtar, PD thotë se ka dyshime të arsyeshme se përfaqësuesi i PS mund të jetë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Sipas PD, Kajmaku mund të ketë qenë i dënuar dhe i dëbuar nga autoritetet greke.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, shpjegon PD në kërkesën e saj drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme. Në bazë të ligjit, kërkesa e PD është shoqëruar me 500 firma qytetarësh dhe kërkohet që në rrugë institucionale të merret një përgjigje nga autoritete e shtetit grek. Pas akuzave të Partisë Demokratike ka reaguar përfaqësuesi i PS-së në Vorë, Agim Kajamku.

Në një reagim në rrjetet sociale kryebashkiaku i Vorës pranon se ka ndryshuar emrin gjatë kohës që ka qenë emigrant në Greqi në vitet ’90. Kajmaku thotë se ndryshimi i emrit nuk lidhet me vepra penale, por me lehtësinë për të marrë vizë në shtetin grek gjatë atyre viteve. “Me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE, për llogari të biznesit tim familjar”,- tha Kajmaku. Kreu i Bashkisë së Vorës thotë se për akuzat e PD do të bëjë padi duke kërkuar nga opozita që të sjellë prova për pretendimet e saj. Po për këtë denoncim reagoi dje dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, Basha deklaroi se për çështjen e përfaqësuesit të PS-së në Vorë, Edi Rama është vënë në dijeni nga ndërkombëtarët. “Edi Rama ka dijeni të plotë që edhe Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është me precedent të hapur penal me drejtësinë greke”,– deklaroi kreu i PD-së.

Deklaratat e Kajmakut dje për pafajësinë e tij mund të jenë të vërteta, por rastet e tjera që kanë ndodhur me përfaqësuesit e PS-së që janë kapur nga ligji i dekriminalizmit janë të njëjta, identike si reagime fillestare. Kështu kanë deklaruar në fillim gjithë deputetët dhe kryebashkiakët e PS që janë faktuar se kanë shkelur ligjin. Ndërkohë më vonë, publikimi i dokumenteve ka nxjerrë zbuluar ata vetë dhe kryeministri Edi Rama që gjithmonë i ka marrë në mbrojte të zgjedhurit e tij, por në fund i ka shitur.

Rasti më i fundit është i Valdrin Pjetrit që u shpall fitues i votimeve një partiake të 30 qershorit. Kryeministri Edi Rama ishte i pari që i doli në mbrojtje dhe i cilësoi akuzat e opozitës si mashtrime. Publikimi  i dokumenteve nga shteti italian tregoi se Pjetri kishte gënjyer në plotësimin e formularit të dekriminalizmit dhe se kryeministri Edi Rama mashtronte kur e merrte në mbrojtje. E kemi thënë se Vladrin Pjetri nuk kishte pse përzihej në kazanin e Rilindjes për Shkodrën. Ishte mirë në botën e tij të biznesit.

Për rastin e Bashkisë së Vorës ende nuk mund të thuhet nëse Kajmaku ka gënjyer në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Ai vet thotë se është i bindur për këtë gjë, por kryeministri Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera nuk ka dalë ta marrë në mbrojtje. Heshtja e kryeministri tregon se ose Rama është i sigurt në pastërtinë e njeriut të zgjidhur për Vorën, ose di ndonjë fakt që konfirmon akuzat e Partisë Demokratike. Heshtja e Ramës për Kajmakun nuk ndryshon asgjë në listën e gjatë të deputetëve dhe kryebashkiakëve që kanë rezultuar me precedentë të rëndë penalë. Kreu i qeverisë ka jo vetëm përgjegjësi morale, por edhe ligjore për zyrtarët që kandidon dhe që u jep pushtet, ndërkohë që ka shumë socialistë të ndershëm dhe profesionistë të cilët nuk kandidohen. Për rastin në fjalë sido të jetë përgjigja e autoriteteve greke për përfaqësuesin e PS në Vorë, ky nuk do të jetë rasti i vetëm kur të besuarit e Ramës do të jenë në qendër të debatit për probleme me ligjin dhe lidhjet me krimin. Nga denoncimet që ka bërë PD është publikuar një listë paraprake me 8 emra nga të votuarit më 30 qershor që kanë probleme serioze ligjore. Por duket se këta nuk janë të vetmit.

Pak si shumë po dalin vetëm nga listat e PS-së që kanë probleme me ligjin.

Çfarë është kjo dëshirë e kupolës rozë për të kandiduar njerëz me probleme me ligjin?! Apo kështu merr votat duke përdorur si në rastin e Dibrës dhe Durrësit, grupet kriminale?

Qamil Xhani

Modifikuar më Premte, 23 August 2019 08:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...